8.8 C
Prizren
E enjte, 2 Prill, 2026

Tre zejtarë nga Kosova marrin titullin “Mjeshtër” në Gjermani

Në një ceremoni zyrtare të mbajtur në Handwerkskammer Koblenz në Gjermani, janë çertifikuar me titullin e lartë profesional “Mjeshtër” gjithsej 678 profesionistë nga 26 shtete të ndryshme të botës.

Pjesë e këtij suksesi ndërkombëtar ishin edhe tre zejtarë nga Kosova, të cilët jetojnë dhe veprojnë në Gjermani. Ata janë: Zoj Kafexholli, nga Bellanica, Komuna e Malishevës; Amir Mustafa, nga Komuna e Vushtrrisë dhe Azemine Raka, nga Komuna e Deçanit, përcjell PrizrenPress.

Ky çertifikim vjen si pjesë e një tradite të gjatë gjermane në avancimin e zejtarisë. Sipas njoftimit të Odës së Prizrenit, çertifikimi i parë me titullin “Mjeshtër” në Gjermani është bërë që në vitin 1902, duke përfaqësuar një standard të lartë profesional dhe etik në fushën e zanateve.

“Gjermania ka arritur zhvillimin ekonomik falë zejtarisë. Sot në Gjermani, rinia është shumë e interesuar për zanate. Arritja e stafit profesional të zejtarëve u mundësua falë programeve dhe përkrahjes së cilësisë së zanatit. U rregullua një veprimtari – një zanat, dhe kjo rriti cilësinë e punës”, thuhet në njoftimin e Odës.

Oda e Prizrenit përgëzon të çertifikuarit nga Kosova për këtë arritje të rëndësishme dhe shpreh krenarinë për kontributin e tyre në promovimin e vlerave profesionale të vendit tonë në diasporë./PrizrenPress.com

Më Shumë

Dardanët sot mbajnë stërvitjen e fundit para finales me Turqinë

Kombëtarja e Kosovës në futboll, sot do të mbajë stërvitjen e fundit para ndeshjes me Turqinë. Dardanët dhe turqit do të përballen të martën mbrëma...

Dita historike: krejt sytë kah Kosova

Sot është dita më e rëndësishme për Kosovën, pas 17 shkurtit. Kombëtarja e Kosovës zhvillon ndeshjen ndaj Turqisë, për një vend në Kupën e Botës. Të...

Lajmet e Fundit