4.7 C
Prizren
E shtunë, 28 Mars, 2026

Gjendet një granatë dore në oborrin e Spitalit të Prizrenit

Një granatë dore është gjetur mbrëmjen e së mërkurës në oborrin e Spitalit të Përgjithshëm të Prizrenit.

Sipas Policisë së Kosovës, menjëherë pas marrjes së informacionit, njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë ndërmarrë veprimet e para për sigurimin e zonës.

“Autoritetet kanë njoftuar menjëherë njësitet për deminim të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), të cilët janë angazhuar për largimin dhe neutralizimin e mjetit shpërthyes. Fatmirësisht, nuk raportohet për të lënduar dhe as për dëme materiale”, njofton policia./TVPZ

Më Shumë

Lajmet e Fundit