2.6 C
Prizren
E premte, 27 Shkurt, 2026

QRTK në Prizren vlerëson nga afër Mullirin e familjes Misini në kuadër të procesit të rivlerësimit të trashëgimisë kulturore në Dragash

Në kuadër të procesit të rivlerësimit të aseteve të trashëgimisë kulturore për vitin 2025 në Komunën e Dragashit, ekipi profesional i Qendrës Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren realizoi një vizitë të detajuar në terren. Një ndër objektet që mori vëmendje të veçantë ishte Mulliri i familjes Misini, i vendosur në fshatin piktoresk të Zgatarit, përcjell PrizrenPress.

Ky mulli, që përfaqëson një vlerë të rëndësishme historike dhe kulturore për rajonin, u inspektua me qëllim të dokumentimit të gjendjes aktuale dhe kryerjes së matjeve teknike të nevojshme për përgatitjen e planeve arkitektonike.

“Gjatë vizitës, u analizua si arkitektura e jashtme, e cila dëshmon për harmoninë e objektit me mjedisin natyror, ashtu edhe hapësirat e brendshme funksionale, të pasura me elemente autentike”, thuhet në njoftim të QRTK-së në Prizren.

Tutje thuhet se matjet dhe dokumentacioni vizual i realizuar në vendngjarje përbëjnë bazën për fazat e mëtejme të procesit të rivlerësimit, si dhe për hartimin e strategjive për mbrojtjen dhe ruajtjen e trashëgimisë kulturore të komunës.

Ky angazhim i QRTK-së në Prizren është pjesë e përkushtimit të vazhdueshëm institucional për të identifikuar, dokumentuar dhe valorizuar asetet e trashëgimisë kulturore në mbarë rajonin./PrizrenPress.com

Më Shumë

Sot nis java e 21-të e Superligës në futboll, vëmendja në Malishevë

Sot do të nis java e 21-të e Supeligës së Koosovës në futboll. Ndeshja e vetme që luhet sot është ajo mes Malishevës dhe Dukagjinit,...

Murat Jashari refuzon të bëhet President: Familja Jashari iu takon të gjithë shqiptarëve

Një prej emrave të përfolur si kandidat për president të Republikës së Kosovës, Murat Jashari, ka thënë për Vox Kosova se e ka bërë...

Lajmet e Fundit