9.5 C
Prizren
E mërkurë, 7 Janar, 2026

Krusha e Madhe ndez flakadanët e kujtesës për 64 të pagjetur – Plaga e Kosovës që ende kullon gjak

Me homazhe, ndezje të flakadanëve dhe vizitë në Muzeun e Masakrës, sonte në kompleksin përkujtimor të dëshmorëve dhe martirëve në Krushë të Madhe, u shënua 27 Prilli – Dita Kombëtare e të Zhdukurve me Dhunë, raporton PrizrenPress.

Në këtë ceremoni përkujtimore, u nderuan 64 persona nga Krusha e Madhe që ende konsiderohen të zhdukur. Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, rikujtoi se në të gjithë komunën janë 107 persona të pagjetur, ndërsa në nivel vendi ende figurojnë 1588 të zhdukur, përfshirë edhe intelektualin dhe atdhetarin e shquar, profesor Ukshin Hoti.

“26 vjet më pas, fatkeqësisht, si çdoherë, kërkojmë me ngulm nga të gjitha institucionet, posaçërisht nga ato ndërkombëtare, që të bëjnë presionin e nevojshëm mbi Beogradin zyrtar dhe t’i japin fund ankthit dhe makthit të familjeve të të pagjeturve”, tha Latifi.

Ai theksoi se të zhdukurit me dhunë nga forcat shtetërore serbe janë dhimbja dhe plaga e hapur e Republikës së Kosovës, e cila edhe pas dy dekadash vazhdon të kullon gjak./PrizrenPress.com

Më Shumë

52 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

Policia e Kosovës ka publikuar raportin ditor me të dhëna të përgjithshme për 24 orët e fundit, duke përfshirë statistikat e aksidenteve në trafik,...

Rriten tarifat e ujit nga janari: “Hidroregjioni Jugor” zbaton çmimet e reja

Konsumatorët e rajonit të Prizrenit do të përballen me tarifa të reja të ujit duke filluar nga muaji janar, pasi Autoriteti Rregullator për Shërbimet...

Lajmet e Fundit