Kastrioti e fiton Kupën e Kosovës në hendboll

Spektakël i vërtetë ishte finalja e Kupës së Republikës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve. Pas një dueli shumë të fortë, Kupën e Kosovës e fitoi Kastrioti i Ferizajt.

Në praninë e 3000 shikuesve, Kastrioti në finale e mposhti Besa Famgasin me rezultat 29:24. Pjesa e parë ishte e barabartë, ndërsa shkëputja e ferizajasve u bë në mesin e pjesës së dytë. Më pas Kastrioti e mbajti epërsinë deri në fund.

Portieri Wadi Chebbi u dallua te Kastrioti edhe në finale, ndërsa u shpall lojtari më i vlefshëm i turneut përfundimtar të Kupës.

Deniz Terziqi i shënoi dhjetë gola për Kastriotin. Pesë i shënoi Lulzim Shabani e nga katër Hamdi Salihu e Vlerson Zherka.

Te Besa më efikasi ishte Olsi Mulaj me shtatë gola. Gjashtë i kishte Vladimir Stankoviq, ndërsa nga tri Edonis Hajra e Amar Muqolli.

Kastrioti e mbrojti trofeun e Kupës, ndërsa e fitoi për herë të tetë. Kupën e Kosovës, kapitenit të Kastriotit, Rron Ramadani, ia dorëzoi presidenti i FHK-së, Edin Kolgeci./PrizrenPress.com

Më Shumë

Ndahet nga jeta mësimdhënësi shumëvjeçar i shkollës “Zenun Çoçaj” në Gjonaj, Ismet Reka

Ka ndërruar jetë mësimdhënësi shumëvjeçar i SHFMU “Zenun Çoçaj” në Gjonaj të Hasit, Ismet Reka, duke lënë pas një trashëgimi të çmuar në fushën...

Prizreni pritet t’i ketë tetë deputetë në Kuvendin e Kosovës

Prizreni në legjislaturën e re të Kuvendit, pritet të përfaqësohet me gjithsej tetë deputetë, prej të cilëve tre do të jenë nga komuniteti shumicë,...

Lajmet e Fundit