Banorët e lagjeve “Bylbyldere” dhe “Ralin” në Prizren zgjedhin projektet për buxhetin e vitit 2026

Banorët e lagjeve “Bylbyldere” dhe “Ralin” në Prizren me votën e tyre kanë përzgjedhur projektin më prioritar për financim nga buxheti komunal i vitit 2026.

Votimi për projektin më të preferuar të komunitetit është realizuar në kuadër të nismës “Buxhetimi me pjesëmarrje”.

Në lagjen “Bylbyldere” banorët një javë më parë patën propozuar dy projekte: ndërtimin e një qendre rekreative sportive ose rinovimin e shkollës “Mustafa Bakiu”.

“Në ciklin e takimeve për “Buxhetim me Pjesëmarrje”, banorët e lagjes “Bylbyldere” votuan për projektin “Ndërtimi i qendrës rekreative sportive””, thuhet në njoftimin e Komunës.

Ndërkaq në lagjen “Ralin” banorët javën e shkuar patën propozuar disa projekte: rinovimin e parkut te Marashi; vendosjen e pusetave në rrugët në Kurillë, vendosjen e sinjalistikës rrugore tek trekëndëshi, ose krijimin e kabinetit kibernetik në shkollë.

“Në lagjen “Ralin” u votua projekti “Vendosja e pusetave në rrugën “Kurilla””, thuhet në njoftimin e Komunës.

 

Këto projekte, që janë propozuar dhe votuar nga vet qytetarët, sipas njoftimit të Komunës do të financohen nga buxheti komunal. /Telegrafi/

Më Shumë

Nuk zgjedhet deputet, Hasani: Mirënjohje e përjetshme për 17.617 votat e besimit

Njëri nga themeluesit e UÇK-së, ambasadori dhe ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Nait Hasani, i cili kandidoi për deputet në zgjedhjet e 7 qershorit...

Humb jetën punëtori në Prizren, rrëzohet vinçi në punishte

Një 26-vjeçar ka vdekur në vendin e punës të hënën në Prizren. Policia ka njoftuar se rasti ka ndodhur në lagjen Arbana, ku viktima ishte...

Lajmet e Fundit