I dënuari me tre vjet burg vetdorëzohet pas veprimeve të Policisë në Prizren

Policia e Kosovës të mërkurën ka njoftuar se pas disa veprimeve operativo-hetimore të zyrtarëve të saj është vetdorëzuar një person i dënuar me tre vite burg për veprën penale “Detyrim”.

Sipas njoftimit, me datën 20 maj 2025, bazuar në planin operativ “Realizimi i Urdhëresave të Gjykatave 2025”, njësiti i urdhëresave pranë Stacionit Policor Prizren-Veri, në kuadër të aktiviteteve të veta pas formimit të grupit punues, “pas disa tentativave të njëpasnjëshme ka arritur të identifikojë vendndodhjen e personit të dënuar me tre vjet burg G.SH. 55 vjeçar nga fshati Shpenadi KK-Prizren”.

“Sipas urdhër arrestit të lëshuar nga Gjykata Themelore në Prizren, dje me datën 20.05.2025 pas disa veprimeve operativo-hetimore të policisë për arrestimin e tij, personi i kërkuar G. Sh. paraqitet në institucionin përgjegjëse për vuajtjen e dënimit me burg”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Personi në fjalë, sipas njoftimit, është dënuar nga Gjykata Themelore në Prizren me dënim me tre vjet burg për shkak të veprës penale “Detyrim” sipas Kodit Penal të Kosovës./PrizrenPress.com

Më Shumë

Malisheva përballet me mungesë uji dhe energjie

Malisheva vazhdon të përballet me mungesë të ujit të pijshëm dhe ndërprerje të shpeshta të energjisë elektrike, duke ndikuar drejtpërdrejt në jetën e përditshme...

Aksidentohet një kamion në autostradë, dy persona kërkojnë ndihmë mjekësore

Një aksident me një kamion ka ndodhur sot paradite në autostradë, në drejtimin Prizren-Prishtinë. Për pasojë dy persona kërkuan ndihmë mjekësore. Lajmin për Gazetën Express...

Lajmet e Fundit