20.5 C
Prizren
E diel, 22 Qershor, 2025

Shpëtohen dy shtetase të huaja në Bjeshkët e Sharrit

Dy shtetase të huaja janë gjetur në bjeshkët e fshatit Gotovushë, konkretisht në Bjeshkët e Sharrit në orët e hershme të mëngjesit të së enjtes.

Ato kishin humbur pas një ecje malore gjatë së mërkurës, transmeton Klankosova.tv

“Më datë 21.05.2025, rreth orës 08:00 të mëngjesit, dy shtetase të huaja, të cilat po qëndronin në hotelin “Luboteni” në Brezovicë, janë nisur për një ecje malore në bjeshkët e Sharrit. Gjatë rrugëtimit të tyre, për shkak të kushteve të vështira dhe terrenit të panjohur, ato kanë humbur rrugën”.

“Rreth orës 20:50, Policia Rajonale e Ferizaj, respektivisht Stacioni Policor në Shtërpcë ka pranuar një informatë se dy alpinistet kishin humbur rrugën dhe ndodheshin diku në zonën malore të Sharrit, por pa ditur saktësisht vendndodhjen e tyre. Përmes një audio incizimi, ato kishin treguar gjendjen e tyre të rënduar dhe pamundësinë për të vazhduar më tej”.

“Menjëherë, Policia Rajonale e Ferizajt ka ndërmarrë veprimet e nevojshme, duke aktivizuar njësitë relevante dhe duke kërkuar ndihmën e Forcës së Sigurisë së Kosovës si dhe Shërbimit të Kërkim Shpëtimit Malor të Kosovës. Pas disa orësh kërkimesh intensive dhe përpjekjeve të koordinuara, më 22.05.2025, rreth orës  03:00, dy shtetaset e huaj janë gjetur në bjeshkët e fshatit Gotovushë”, njofton policia e Ferizajt.

Ato janë transportuar menjëherë me autoambulancë në Shtëpinë e Shëndetit në Shtërpcë ku sipas mjekëve, gjendja e tyre është stabile, përveç një lëndimi të lehtë në këmbë tek njëra prej tyre.

Marketing

Më Shumë

Spitali i Prizrenit mirëpret përfaqësuesit e CIMIC-ut italian

Drejtoresha ekzekutive e Spitalit të Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren, Dr. Narqize Arënliu Hoxhaj, të premten ka pritur në takim përfaqësues të...

Punëtori pëson lëndime në fshatin Lubizhdë të Hasit

Një punëtor ka pësuar lëndime serioze në vendin e punës në fshatin Lubizhdë tw Hasit. I lënduari  është nën trajtim intensiv në QKUK. "Rreth orës 13:00...

Lajmet e Fundit