Bekim Bakaj: FC Prizreni shkroi histori, falë të gjithëve

Klubi i Futbollit FC Prizreni ka shënuar një sukses të jashtëzakonshëm në historinë e tij të re, duke siguruar ngjitjen në Ligën e Parë të Kosovës. Kjo arritje historike vjen pas një pune intensive dhe përkushtimi të madh nga të gjitha strukturat e klubit – lojtarët, stafi teknik, drejtuesit dhe tifozët.

Kliko videonhttps://www.facebook.com/PrizrenPress/videos/1684680412412465

Në një deklaratë publike, drejtori i klubit Bekim Bakaj ka shprehur falënderimet e tij për të gjithë ata që kontribuuan në këtë rrugëtim.

“Me zemër plot krenari dhe emocione të papërshkrueshme, falënderojmë lojtarët tanë të përkushtuar, kryesinë dhe stafin teknik, sponsorët besnikë, tifozët e mrekullueshëm dhe Kuvendin Komunal të Prizrenit për përkrahjen e vazhdueshme”, tha Bakaj.

I themeluar vetëm pak vite më parë, FC Prizreni ka arritur të ngjitet me hapa të sigurt në strukturën konkurruese të futbollit kosovar, duke dëshmuar potencialin dhe ambicien për të qenë ndër klubet më të rëndësishme në vend.

Pas këtij suksesi, drejtuesit e klubit kanë paralajmëruar një proces të riorganizimit të brendshëm me qëllim që ekipi të jetë sa më i përgatitur për sfidat e Ligës së Parë – një kampionat më konkurrues dhe me kërkesa të larta.

Në paralel, do të nisë edhe faza e përforcimeve të skuadrës, me prurje të reja që do të synojnë ngritjen e mëtejshme të cilësisë dhe performancës së ekipit.

“FC Prizreni nuk ndalet këtu. Me përkrahjen tuaj, gjithçka është e mundur. Bashkë vazhdojmë të shkruajmë historinë e qytetit tonë”, përfundon deklarata e klubit.

Me këtë ngjitje, Prizreni fiton jo vetëm një përfaqësues më të fortë në arenën kombëtare të futbollit, por edhe një simbol të gjallë të përkushtimit dhe bashkëpunimit komunitar në sport./PrizrenPress.com

Më Shumë

Kryeprokurori i Prizrenit Petrit Kryeziu takon përfaqësuesit e Thesarit të SHBA’së, në fokus lufta kundër pastrimit të parave

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Petrit Kryeziu ka pritur sot në një takim pune përfaqësuesit e Departamentit të Thesarit të Shteteve të Bashkuara...

Dy çifte u kapën duke votuar në të njëjtën kabinë në Mamushë

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi ka bërë të ditur se procesi zgjedhor në këtë qytet, kryesisht ka pasur ecuri të...

Lajmet e Fundit