Malisheva Urbane drejt përfundimit: Projekti i Sheshit të Dëshmorëve në fazën finale

Malisheva po përjeton një transformim të madh urban, me projektin më të madh infrastrukturor në historinë e saj – ndërtimin e Sheshit të Dëshmorëve dhe parkingut nëntokësor – që tashmë ka hyrë në fazën përfundimtare të realizimit, raporton PrizrenPress.

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, ka bërë të ditur se procesi i asfaltimit të rrugëve përgjatë këtij projekti është duke u zhvilluar me intensitet të lartë dhe sukses të plotë.

“DITË E BUKUR! Malisheva Urbane po bëhet e mrekullueshme!”, ka deklaruar Kastrati, duke shtuar: “Projekti më i madh e më i mirë në gjithë historinë e zhvillimit tonë si Komunë e Malishevës, projekti i Sheshit të Dëshmorëve bashkë me parkingun nëntokësor, tashmë ka hyrë në fazën finale të realizimit. Gjatë ditës së sotme është duke ecur tejet mirë edhe procesi i asfaltimit të rrugëve përgjatë këtij projekti fantastik”.

Ai ka falënderuar qytetarët për besimin dhe përkrahjen në këtë proces, duke e cilësuar projektin si një hap të madh drejt një Malisheve moderne, funksionale dhe tërheqëse për qytetarët dhe vizitorët./PrizrenPress.com

Marketing

Më Shumë

Konfirmohet linja e deleve në Suharekë/ AUV-i merr masa urgjente në të gjithë vendin

Në fshatin Delloc të Suharekës është konfirmuar prezenca e sëmundjes “lija e deleve/dhive (Sheep Pox/GoatPox)”. Lajmin e ka bërë të ditur Agjencia e Ushqimit dhe...

Aleanca në Prizren vazhdon fushatën intensive pranë qytetarëve

Aleanca në Prizren ka njoftuar se po vazhdon aktivitetet e saj në terren, duke zhvilluar takime me qytetarët në kuadër të fushatës zgjedhore. Sipas njoftimit...

Lajmet e Fundit