Në këtë edicion marrin pjesë rreth 200 studentë nga mbi 40 shtete të botës, duke përfaqësuar një shumëllojshmëri kulturash dhe përvojash akademike.

Amerikani Winston Li është për herë të dytë në një format të tillë. “Kohët e fundit kam filluar të punoj me organizata që kanë programin e Rasumsit, pra të Bashkimit Evropian. Edhe vetë në fakt shkolla verore e sjellë këtë si mundësi dhe është një mundësi shumë e mirë duke qenë se hap dhe rrugët me shtete të tjera me organizata të tjera, që mbase kanë më shumë vite punë për të na mësuar edhe më shumë. Kështu që po kjo ka qenë një risi, projekte dhe organizata që punojmë me Rasumusin”, ka thënë Eni Isakaj nga Shqipëria.

“Në klasën time kemi nxënës prej Turqisë, prej Shqipërisë. Jemi duke bërë kurse me shokët prej Amerikës. Edhe kam takuar shumë shokë prej shumë shteteve…”, ka thënë  Winstil Li nga Amerika.

“Pa dyshim një eksperiencë e jashtëzakonshme. Çdo vit do të thotë kemi studentë të ndryshëm nga vende të ndryshme, shohim kultura të ndryshme, shohim interesim të studentëve për ta njohur Kosovën. E shohim që e duan Kosovën, e duan universitetin tonë kanë një interesim të jashtëzakonshëm për bashkëpunim sidomos në universitet”, ka thënë Samire Karavidaj-studente e UPZ-Vullnetare.

“Unë me të vërtet rekomandoj të rinjtë këtu në Kosovë që të fokusohen më shumë në teknologji sepse Kosova ka nevojë për më shumë zhvillim teknologjikë”, tha Muhamed Delbata nga Palestina.

Shkolla përfshin gjashtë module akademike, të zhvilluara nga njësitë përkatëse të universitetit dhe të udhëhequra nga mentorë ndërkombëtarë të njohur.

“Janë modulet lidhur me shkencat kompjuterike, lidhur me edukim që janë më në favor, që më shumë kanë aplikuar dhe kanë tregu më shumë interesim në këtë drejtim por edhe në filologji ka interesim kështu që po më duket trendin jemi duke e përcjellë”, ka thënë Serdan Kervan – Prorektore në UPZ.

Shkolla Verore Ndërkombëtare 2025 do të zgjasë deri më 8 gusht 2025, duke përfshirë ligjërata intensive, punëtori praktike, panele ndërkombëtare, aktivitete kulturore dhe ekskursione në qytetin historik të Prizrenit dhe përreth./RTK

Marketing

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Mos e humb verën – udhëto me Halimaj Reisen!

Freski e përditshme me çmim të zbritur – zgjidh aparatet e ujit Bruno!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Bruno & Brentoni Home me super oferta që nuk duhen humbur në Prizren!

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren