20.9 C
Prizren
E enjte, 31 Korrik, 2025

Nesër nis Diafest 2025 – festë treditore për nder të mërgatës në Suharekë

Nesër, më 31 korrik, në Sheshin e Qytetit në Suharekë nis festivali “Diafest 2025”, një ngjarje treditore që organizohet për nder të mërgimtarëve, nën patronatin e kryetarit të Komunës, Bali Muharremaj.

Festivali do të zgjasë deri më 2 gusht dhe do të mbahet çdo mbrëmje nga ora 20:30, me pjesëmarrjen e artistëve vendorë dhe një atmosferë festive për të gjithë qytetarët dhe vizitorët, raporton PrizrenPress.

Mbrëmja e parë do të hapet me performancën e grupit Gam Theranda, ndërsa nata e dytë do të jetë nën ritmet e DJ Acer. Në natën përmbyllëse të 2 gushtit, në skenë do të ngjitet Beska Band, për të sjellë një fund të paharruar të këtij edicioni.

“Ejani të festojmë së bashku në një atmosferë plot muzikë, valle dhe gëzim!” – thuhet në ftesën drejtuar publikut.

Organizuar nga Drejtoria për Kulturë, Rini, Sport dhe Mërgatë, “Diafest” është kthyer në një traditë të rëndësishme verore që synon të forcojë lidhjet me diasporën dhe të gjallërojë jetën kulturore të qytetit gjatë muajve të verës./PrizrenPress.com

Marketing

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Mos e humb verën – udhëto me Halimaj Reisen!

Freski e përditshme me çmim të zbritur – zgjidh aparatet e ujit Bruno!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Bruno & Brentoni Home me super oferta që nuk duhen humbur në Prizren!

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren


https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Më Shumë

Fatjon Bunjaku transferohet te Elbasani – Malisheva mban përqindje në karton

FC Malisheva ka zyrtarizuar largimin e sulmuesit Fatjon Bunjaku, i cili do të vazhdojë karrierën në kategorinë superiore me ekipin AF Elbasani. “Nga detajet e...

Posta e Kosovës nderon regjisorin Bekim Lumi

Posta e Kosovës, përmes Filatelisë së saj, ka lëshuar sot në qarkullim emisionin e pullave postare në nderim të figurës dhe veprës së regjisorit...

Lajmet e Fundit