Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
KALLXO mëson se Krasniqi në këtë rast i cili ishte hetuar nga Inspektorati Policor i Kosovës për muaj me radhë, kishte rolin e detyruesit por edhe ndërmjetësuesit në një rast të një prone.
Duke aplikuar edhe masat e fshehta për të zbardhur ngjarjen, IPK dhe Prokuroria në Prizren zbuluan se koloneli Nexhmi Krasniqi deri më tani po dyshohet se për disa muaj kishte bërë marrëveshje me një person i cili është në cilësinë e të dëmtuarit, e kishte detyruar që të heq dorë nga një pronë për ta shitur më pas te një person tjetër i cili po ashtu është i arrestuar në aksionin që u realizua më 04.08.2025.
Krasniqi dyshohet se bindi palën e dëmtuar që të heq dorë nga prona dhe të njëjtën të ja shes dikujt tjetër. Në këtë biznes Krasniqi dyshohet se përfitoi 10 mijë euro nga 30 mijë sa ishin marrë për këtë çështje e më pas ishin ndarë.
Në bazë të informacioneve që posedon mediumi, një pjesë e parave janë gjetur edhe në shtëpinë e kolonelit Krasniqi e cila u bastis gjatë aksionit.
Njëri nga të arrestuarit nga Inspektorati Policor i Kosovës në aksionin e gjerë që u realizua në Prizren në bashkëpunimin edhe me Prokurorinë e Prizrenit si dhe Policinë është edhe koloneli i Policisë, Nexhmi Krasniqi.
Me rekomandim të Inspektoratit Policor të Kosovës, Krasniqi është suspenduar ndërsa është dërguar në ndalim policor për 48 orë për veprën penale të detyrimit.
Nexhmi Krasniqi nuk është i panjohur si emër e si pozitë për Inspektoratin Policor të Kosovës.
Ai ishte suspenduar nga IPK edhe në vitin 2015 për t’u kthyer në detyrën e drejtorit të Policisë në Prizren në mars të vitit 2016.
Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) në shtatorin e vitit 2015 i kishte rekomanduar Policisë së Kosovës suspendimin e drejtorit të Drejtorisë Rajonale të Policisë së Prizrenit, Nexhmi Krasniqit, së bashku me Besim Rexhepin, udhëheqës në sektorin e hetimeve të vrasjeve, nën dyshimin se nga informacionet që posedonte IPK kishte ankesa nga qytetarët ndaj tyre.
Gjatë një aksioni të gjerë të udhëhequr nga Prokuroria e Prizrenit, Inspektorati Policor i Kosovës bashkë me Policinë e Kosovës kanë arrestuar katër persona të dyshuar ndërsa kanë realizuar edhe katër bastisje në katër lokacione.
Njëri nga të arrestuarit është edhe ish- drejtori i Policisë Rajonale të Prizrenit, Nexhmi Krasniqi.
Krasniqi dyshohet për veprën penale të detyrimit ndërsa lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar edhe Kryeprokurori i Prizrenit, Petrit Kryeziu.
“Po mund të ju konfirmoj se është arrestuar dhe i njëjti me urdhër është dërguar në ndalim për 48 orë për veprën penale të detyrimit”- tha Kryeziu më 04.08.2025.
Prokuroria Themelore në Prizren, njoftoi sot se në bashkëpunim të ngushtë me Inspektoratin Policor të Kosovës, ka ndërmarrë sot një aksion të koordinuar, që ka rezultuar me bastisjen e katër lokacioneve në Prizren dhe arrestimin e katër personave të dyshuar.
Freski e përditshme me çmim të zbritur – zgjidh aparatet e ujit Bruno!
Ky aksion është rezultat i një hetimi disa mujor i IPK-së në bashkëpunim të plotë me Prokurorinë Themelore në Prizren.
“Në mesin e personave të arrestuar gjendet edhe një zyrtar i lartë policor me gradën kolonel, ndaj të cilëve ekziston dyshimi i arsyeshëm për përfshirje në veprat penale të detyrimit dhe shmangies nga tatimi, të sanksionuara sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës”- thuhet në njoftim.
Aktualisht, hetuesit e IPK-së, në koordinim me Prokurorinë Themelore në Prizren, janë duke vazhduar me ndërmarrjen e veprimeve të tjera hetimore në terren, në funksion të zbardhjes së plotë të çështjes dhe grumbullimit të provave relevante.
“Gjithashtu IPK, si pjesë e procedurës administrative ka rekomanduar suspendimin e kolonelit policor”-thuhet tutje në njoftim.
Bruno & Brentoni Home me super oferta që nuk duhen humbur në Prizren!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren
Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren