6.2 C
Prizren
E hënë, 30 Mars, 2026

Shifra alarmante / 59 të vdekur nga aksidentet për 7 muaj në Kosovë

Në Kosovë, 59 persona kanë humbur jetën në aksidentet e trafikut gjatë periudhës janar–korrik të këtij viti.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se 33 ose 55.9 për qind e tyre kanë qenë drejtues të automjeteve. Në këto shifra nuk janë përfshirë aksidentet e muajit gusht.

Në një apel për pjesëmarrësit në trafik, policia ka kërkuar nga drejtuesit e automjeteve që të jenë të kujdesshëm dhe të shmangin aksidentet që shpesh përfundojnë me fatalitet.

“Policia e Kosovës, për të gjithë ata pjesëmarrës në trafik, e në veçanti për drejtuesit e automjeteve, të cilët bëjnë shkelje të ligjeve e rregullave të trafikut po ndërmerr dhe do të ndërmerr masa ndëshkuese sipas ligjeve në fuqi, me te vetmin qellim parandalimin e aksidenteve të tilla tragjike.”, thuhet në apelin e policisë.

Më Shumë

Masakra e Krushës së Madhe, Latifi: Rrënjët e lirisë thellohen nga gjaku që u derdh

Në Krushë të Madhe po mbahet tubim dhe homazhe në 27-vjetorin e vrasjes së 243 personave, ndërsa 893 shtëpi private dhe shoqërore u dogjën...

Bashkimi udhëton sonte në Prishtinë

Sonte zhvillohet dueli i fundit i xhiros 25 në elitën e basketbollit kosovar. Në kryeqytet Prishtina e pret Bashkimin, në një sfidë që pritet të...

Lajmet e Fundit