27.3 C
Prizren
E mërkurë, 6 Gusht, 2025

Ndahet nga jeta gjimnazistja e “Gjon Buzuku”-t në Prizren, Tringa Buqaj

Me trishtim të thellë është pritur lajmi për ndarjen nga jeta të nxënëses së Gjimnazit “Gjon Buzuku” në Prizren, Tringa Buqaj, e cila së fundmi kishte përfunduar me sukses shkollimin e mesëm.

Lajmi është konfirmuar përmes një telegrami ngushëllimi të publikuar nga drejtoria e gjimnazit, ku theksohet se Tringa do të kujtohet përherë si një nxënëse shembullore dhe vajzë me vlera të larta njerëzore.

“Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta e hershme të nxënëses sonë të dashur, Tringa Buqaj, e cila sapo përfundoi me sukses shkollimin në Gjimnazin tonë”, thuhet në telegram.

Më tej, drejtoresha e shkollës, Gylaj Shipkovica, në emër të stafit dhe nxënësve të gjimnazit, shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen e të ndjerës.

“Tringa do të mbetet gjithmonë në kujtesën tonë si një vajzë e ndritur, e sjellshme dhe me ëndrra të mëdha për të ardhmen. Humbja e saj është një dhimbje e madhe për familjen, shoqërinë dhe gjithë komunitetin tonë shkollor. Zoti ua lehtësoftë dhimbjen dhe e pastë të përjetshme kujtimin e saj”, përfundon telegrami./PrizrenPress.com

Marketing

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Mos e humb verën – udhëto me Halimaj Reisen!

Freski e përditshme me çmim të zbritur – zgjidh aparatet e ujit Bruno!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Bruno & Brentoni Home me super oferta që nuk duhen humbur në Prizren!

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren


https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Më Shumë

Edon Godeni vazhdon si koordinator i gjeneratave të reja te Bashkimi

Bashkimi i Prizrenit ka konfirmuar se Edon Godeni do të vazhdojë edhe për sezonin 2025/26 si koordinator i gjeneratave të reja, duke u angazhuar...

Totaj: 70 përqind e premtimeve të realizuara, 100 përqind transparencë buxhetore – s’kemi çka të fshehim

Komuna e Prizrenit është në mesin e komunave më të mira sa i përket transparencës buxhetore për vitin 2024. Kështu ka bërë të ditur raporti...

Lajmet e Fundit