KH Rahoveci ka zyrtarizuar rikthimin e trajnerit Leonard Cula në krye të skuadrës, duke e konsideruar këtë lëvizje si hap të rëndësishëm drejt arritjes së objektivave sezonale, raporton PrizrenPress.
Cula, i cili më parë i ka sjellë klubit titullin e kampionit, rikthehet për të udhëhequr ekipin në fazën vendimtare të kampionatit.
Nga klubi bëhet e ditur se synimet janë të qarta: fitimi i titullit të tretë kampion dhe triumfi në Kupë.
Me përvojën dhe sukseset e tij të mëhershme, trajneri nga Gjakova pritet të ndikojë në forcimin e skuadrës dhe realizimin e objektivave ambicioze të klubit, në një sezon që synohet të përmbyllet me trofe./PrizrenPress.com/
Marketing
Shiten banesa moderne në lagjen “Tranzit i Ri” të Prizrenit – mundësi pagese me këste
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren
https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/
