7.4 C
Prizren
E enjte, 2 Prill, 2026

Gjendet pa shenja jete një 53-vjeçar në Prizren

Një person është gjetur pa shenja jete në orët e hershme të mëngjesit në Prizren.

Zëdhënësi i Policisë për Regjionin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, ka bërë të ditur se rasti është raportuar rreth orës 07:25, pasi policia ka pranuar informacion për një person të pajetë në rrugën “Enver Buqa”, në lagjen Arbana.

“Rreth orës 07:25 kemi pranuar informatën se në rrugën ‘Enver Buqa’, në lagjen Arbana në Prizren, një person është gjetur pa shenja jete nga një fqinj”, ka deklaruar Bytyqi.

Sipas tij, bëhet fjalë për një mashkull rreth 53-vjeçar me inicialet E.S., i cili jetonte me nënën e tij.

“Në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet emergjente që kanë konstatuar vdekjen, ndërsa njësitë policore kanë siguruar vendin e ngjarjes. Më pas kanë dalë edhe hetuesit rajonalë për të kryer procedurat e nevojshme”, ka shtuar ai.

Me urdhër të prokurorit kujdestar, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion.

“Rasti është iniciuar si ‘Hetim i vdekjes’”, ka bërë të ditur Bytyqi.

Marketing

Shiten banesa moderne në lagjen “Tranzit i Ri” të Prizrenit – mundësi pagese me këste

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Më Shumë

Prizreni synon investime gjermane, Totaj pret ambasadorin Rudolph

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur sot në një takim ambasadorin e Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, me...

Identifikohet 70-vjeçari që u gjind pa shenja jete dje në Prizren

Është identifikuar i moshuari 70-vjeçari i cili u gjind i vdekur në rrugën “Edit Durham” në Prizren. Policia e Kosovës dje kërkoi ndihmë nga...

Lajmet e Fundit