Prizreni pret duelin e gjashtë të serisë finale: Bashkimi – Peja 03

Finalet e “Play-off”-it në Superligën e Kosovës për femra po vazhdojnë të dhurojnë emocione të mëdha, teksa seria me Bashkimit dhe Pejës 03 ka arritur në ndeshjen e gjashtë.

Bashkimi aktualisht udhëheq serinë me rezultat 3:2, në garën ku kampion shpallet skuadra që arrin katër fitore, raporton PrizrenPress.

Seria ka qenë tejet e luftuar dhe me kthesa të shumta. Ndeshjen e parë e fitoi Bashkimi 66:57, të dytën Peja 03 65:55, ndërsa prizrenaset triumfuan në të tretën dhe të katërtën 91:67 dhe 75:72. Në ndeshjen e pestë, Peja 03 u rikthye me fitore 79:62, duke e shtyrë finalen në duelin e gjashtë.

Dy skuadrat kanë dominuar sezonin, duke u renditur në dy vendet e para të garave të rregullta dhe duke sjellë rivalitet edhe në finalet e tjera të sezonit. Peja 03 ka fituar Superkupën, ndërsa Bashkimi Kupën e Kosovës dhe Ligën Unike, me prizrenaset që janë kampione aktuale.

Ndeshja e gjashtë zhvillohet të dielën, nga ora 19:30, në Prizren, në një sfidë që mund të jetë vendimtare për fatin e titullit kampion./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Euronews: Si të kaloni 24 orë në Prizren, kryeqytetin kulturor të Kosovës?

Kosova mund të jetë ndër vendet më pak të vizituara në Evropë, por sigurisht që nuk i mungojnë atraksionet kulturore. Ky është udhëzuesi i Euronews se...

“Nuk largohem pa e përmbyll me Lirinë” – Munishi hedh poshtë spekulimet

Trajneri i Lirisë së Prizrenit, Ismet Munishi, ka mohuar raportimet mediatike për një largim të mundshëm nga klubi dhe për bisedime me skuadra të...

Lajmet e Fundit