Aktivitet edukativ për sigurinë, nxënësit e Malishevës mësojnë për reagimin ndaj emergjencave

Në kuadër të manifestimit “Ditët e AME-së”, në Malishevë është zhvilluar aktiviteti edukativ “Edukimi për siguri në fokus”, me qëllim sensibilizimin e qytetarëve për përgatitjen dhe reagimin ndaj fatkeqësive natyrore dhe atyre të shkaktuara nga faktori njeri.

Sipas komunës, po zhvillohen aktivitete me qëllim sensibilizimin e qytetarëve për përgatitjen dhe reagimin ndaj fatkeqësive natyrore dhe atyre të shkaktuara nga faktori njeri.

“Ky organizim synon të promovojë rëndësinë e edukimit për siguri dhe të rrisë ndërgjegjësimin qytetar për mbrojtjen dhe shpëtimin”, thuhet në njoftim, raporton PrizrenPress.

Aktiviteti u realizua në bashkëpunim ndërmjet Agjencionit të Menaxhimit të Emergjencave (AME), Njësisë Profesionale të Zjarrfikjes dhe Shpëtimit (NjPZSH), Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim si dhe Drejtorisë për Arsim dhe Edukim, në SHFMU “Gjergj Kastrioti” në Llazicë.

Gjatë këtij aktiviteti u mbajtën ligjërata me tema të rëndësishme për sigurinë në shkolla, duke përfshirë rëndësinë e masave parandaluese kundër zjarrit, përdorimin e drejtë të aparateve për fikjen e zjarrit, identifikimin e rreziqeve potenciale në ambientet shkollore, sjelljen dhe evakuimin e sigurt në rast zjarri, si dhe rolin e inspektimeve në garantimin e sigurisë.

Po ashtu, nxënësit patën mundësinë të njihen nga afër me fatkeqësitë natyrore dhe ato të tjera, me fokus të veçantë te zjarret, duke mësuar për shkaqet e tyre, pajisjet për shuarje, mënyrat e reagimit dhe procedurat e evakuimit në raste emergjente./PrizrenPress.com/

Marketing

Më Shumë

Përkujtohet në Prizren aktori i madh Bekim Fehmiu

Më 15 qershor 2010 u nda nga jeta Bekim Fehmiu, aktori i madh shqiptar dhe një nga figurat më të shquara të kinematografisë shqiptare...

Vdes gruaja nga aksidenti në autostradë, në gjendje të rëndë burri i saj

Ka vdekur gruaja që u lëndua rëndë në aksidentin e ndodhur pak më parë në Autostradën “Ibrahim Rugova”. Sipas burimeve të gazetares Arbreshë Uka brenda...

Lajmet e Fundit