13 C
Prizren
E enjte, 9 Prill, 2026

77 të vdekur nga temperaturat e larta në Japoni

Si pasojë e valës së nxehtë që ka përfshirë Japoninë nga fillimi i muajit, jetën e kanë humbur të paktën 77 persona, transmeton Anadolu Agency (AA).

Agjencia e lajmeve Kyodo, duke u thirrur në të dhënat e Agjencisë për Mbrojtje nga Zjarri dhe Menaxhim me Katastofa, raporton se dje është regjistruar temperatura më e lartë në historinë e Japonisë. Në këtë vend si pasojë e valës së nxehtë, nga 9 deri më 22 korrik jetën e kanë humbur 77 persona ndërsa mbi 30 mijë të tjerë janë dërguar në spitale.

Departamenti meteorologjik i Japonisë ka shpallur gjendje të fatkeqësisë elementare.

Në qytetin Kugayam dje janë matur 41,1 gradë celsius, që është temperatura më lartë në historinë e këtij vendi.

Nga ana tjetër, në përmbytjet e shkaktuara nga shirat e rrëmbyeshëm jetën e kanë humbur 222 persona.

Më Shumë

Gjendet pa shenja jete një 53-vjeçar në Prizren

Një person është gjetur pa shenja jete në orët e hershme të mëngjesit në Prizren. Zëdhënësi i Policisë për Regjionin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, ka...

Aksioni për pastrimin e Malishevës shtrihet në fshatrat Panorc, Rud dhe Llapçevë

Ka vazhduar sot aksioni për pastrimin e ambientit “Për Malishevën e pastër”, i cili po zbatohet në disa fshatra të komunës me qëllim të...

Lajmet e Fundit