16.8 C
Prizren
E premte, 26 Prill, 2024

845 gjoba për mosrespektim të masave antiCOVID-19

Qytetarët vazhdojnë të mos respektojnë masat e vendosura për mbrojtje ndaj COVID-19.

Vetëm gjatë 24 orëve të fundit, policia ka shqiptuar 845 gjoba për mosrespektim të masave antiCOVID-19.

Derisa vetëm brenda një dite janë shënuar 5 vdekje dhe 596 raste të reja me COVID-19.

Numri total i rasteve pozitive deri më tani është 25.388 raste nga 110.041 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 773 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 136 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 16.362 raste, kurse numri i rasteve aktive është 8.253.

Më Shumë

Lajmet e Fundit