8.4 C
Prizren
E martë, 17 Mars, 2026

90 kalime ilegale të kufirit në gjashtëmujorin e parë

Policia ne kufiPolicia e Kosovës ka kapacitetet të plota për ta kontrolluar vijën kufitare. Me Maqedoninë, Shqipërinë dhe Malin e Zi, Policia e Kosovës ka përgjegjësi të plotë për të siguruar kufijtë.

Por me Serbinë ende kjo përgjegjësi mbetet e KFOR-it dhe policisë së EULEX-it. Ndryshe, në gjashtë mujorin e parë të këtij viti janë raportuar 90 raste të kalimit ilegal të kufirit, tha për Radio Kosovën zyrtari për informim në Policinë e Kosovës, Brahim Sadriu.

Zyrtari për informim në Policinë e Kosovës Brahim Sadriu tha se Policia e Kosovës respektivisht policia kufitare patrollon edhe nëpër zonat ku kompetenca është e KFORI-it dhe Eulexit dhe punon vazhdimisht në parandalimin e rasteve të kalimit illegal të kufirit dhe rastet tjera që lidhen me vijën kufitare.

“Në gjithë vijën kufitare të raportuar kemi 90 raste ku personat janë kapur në flagrancë duke kaluar ilegalisht kufirin”, ka thënë Sadriu.

Ai bëri të ditur se shumica e rasteve të kalimit ilegal të kufirit, kryhen nga persona të njohur, që kalimin ilegalë nuk e kanë për herë të parë. Në rastet kur kapen shtetas të huaj, ato shqyrtohen me procedurë të shpejtë, ndërkaq në rastet kur kapen qytetaret tanë, me ta merret prokuroria.

“Në çdo rast kemi persona të arrestuar sepse nëse nuk kapet personi në flagrancë, atëherë ne nuk kemi se si ta aprovojmë se ai ka kryer vepër penale. Prandaj kalimi ilegal i kufirit bëhet me kryes të njohur. Nëse kemi të bëjmë me shtetas të huaj ata shkojnë me procedurë të shpejtë, ndërkaq për qytetarët tanë merret prokuroria”, ka shtuar Sadriu.

Ndërkaq, në pjesën veriore në kufi me Serbinë, kontrolli dhe mbikëqyrja e kufirit ende vazhdon të jetë e brishtë. Policia e Kosovës ndodhet në dy pika te kalimit të kufirit. Megjithatë, në dy këto pika në veri mbikëqyrja dhe vëzhgimi bëhet në kuadër të komandës së unifikuar të EULEX-it.

Më Shumë

Hajnat hyjnë në një shtëpi në Rahovec, marrin para dhe stoli ari

Një rast i vjedhjes së rëndë ka ndodhur mbrëmë në fshatin Patoqan të Ulët të Rahovecit. Sipas policisë në cak të hajnave kanë qenë stolitë...

Rreth 700 mijë euro dëm nga fajdeja, një i arrestuar e katër persona në kërkim në Prizren

Një person është arrestuar në Prizren dhe katër të tjerë janë në kërkim policor pasi dyshohen për fajde. Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar...

Lajmet e Fundit