Çollaku i vetëm në krijimin e Task Forcës

BekimCollaku-keshilltarQeveria e Kosovës e ka në plan të ndalojë migrimin ilegal me fjalë. Ministri i Integrimeve Evropiane, Bekim Çollaku, ditë me parë ka thënë se kjo Qeveri do të formojë Task Forcë për të ndaluar këtë fenomen social, shkruan Koha Ditore.

Bashkëpartiakët e tij, opozita dhe shoqëria civile jo vetëm se nuk e kanë përkrahur krijimin e një Task Force, por e kanë cilësuar të gabueshme këtë formë të luftimit të migrimi ilegal.

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti, ka thënë se deklaratën e bashkëpartiakut të tij, Çollakut, e ka lexuar në gazetë dhe përtej saj nuk dinë asgjë më shumë.

Ai ka deklaruar se Qeveria e Kosovës mund ta ndalë migrimin ilegal duke zbutur papunësinë dhe duke zhvilluar ekonominë.

E konsideron krejt normale që qytetarët të dalin jashtë Kosovës për të punuar për të ardhura më të mira, por jo edhe kërkesat për azil, meqë vlerëson se Kosova është vend i sigurt për të gjithë qytetarët

Më Shumë

Kurti zhvilloi vizita dhe takime në Prizren

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti  ka qëndruar  në Prizren. Ai, së bashku me kandidatët për deputetë ka zhvilluar një sërë takimesh dhe...

Një grua në Malishevë sulmohet fizikisht nga burri dhe vëllëzërit e tij

Një rast i dhunës në familje është raportuar me datë 22.05.2026 në Malishevë. Një grua ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj...

Lajmet e Fundit