16.7 C
Prizren
E premte, 9 Maj, 2025

Mustafa, gazetarëve: Mos na kurseni nga kritikat e vërejtjet

Isa Mustafa14-27Çdo sukses që e arrijmë ne si Qeveri, janë suksese të Kosovës, janë suksese të qytetarëve prandaj, dëshiroj që punën tonë ta shohim si punë të përbashkët, suksesin tonë si sukses të përbashkët dhe ky do të jetë motivimi, ky do të jetë përcaktimi ynë.

Kështu u shpreh kryeministri Isa Mustafa në takimin e fundvitit me përfaqësuesit e mediave.

Pasi i falënderoi të pranishmit, ai tha se gjendet me ta për t’ju shprehur gatishmërinë e Qeverisë që të bashkëpunojmë edhe në të ardhmen, që të kemi një kontakt të drejtpërdrejtë dhe të ngushtë të Qeverisë me ju, të ministrive dhe të gjitha institucioneve të Republikës së Kosovës, për të cilat ne jemi përgjegjës.

“Të shtojmë maksimalisht transparencën, sepse na ndihmon në mënyrë që ne të shohim se çfarë duhet të bëjmë më mirë, dhe cilat prioritete duhet t’i kapim si prioritete të cilat ju i nxitni dhe i shihni në teren”, theksoi Mustafa, transmeton Koha.net.

“Nuk kërkojmë që të jemi të kursyer nga vërejtjet, kritikat e juaja, por kërkojmë që përmes kësaj neve të na ndihmoni, që përmes një shikimi kritik të punës së Qeverisë dhe të institucioneve të Republikës së Kosovës, të ndihmojmë që të rritet pesha e institucioneve, të afirmohen këto institucione dhe që atyre t’ju jepet mundësia që Kosovën ta përfaqësojnë më së miri edhe brenda, por edhe para komunitetit ndërkombëtar”, tha kryeministri i Kosovës.

“Ju uroj shëndet të gjithëve, shumë suksese në vitin e ardhshëm. Uroj që proceset për të cilat jemi zotuar bashkërisht, t’i udhëheqim mirë, t’i realizojmë edhe sa i përket hapjes së perspektivës ekonomike të vendit, edhe sa i përket më shumë vendeve të punës, për më shumë të rinj dhe të reja dhe për të gjithë qytetarët tanë, edhe sa i përket forcimit të shtetit ligjor për të cilin jemi zotuar, por edhe proceseve të cilat ne duhet t’i çojmë përpara në integrimet evropiane dhe euroatlantike”.

“Çdo sukses që e arrijmë ne si Qeveri, janë suksese të Kosovës, janë suksese të qytetarëve prandaj, dëshiroj që punën tonë ta shohim si punë të përbashkët, suksesin tonë si sukses të përbashkët dhe ky do të jetë motivimi, dhe ky do të jetë përcaktimi ynë”.

“Urime edhe njëherë, shëndet juve, familjeve tuaja dhe uroj të kemi një bashkëpunim edhe më të afërt në periudhën e ardhshme kohore”, tha në fund kreu i ekzekutivit, Isa Mustafa.

Më Shumë

Krimi i rëndë në Prizren, nga QKUK-ja flasin për gjendjen shëndetësore të 11-vjeçares

Një vrasje e rëndë ka ndodhur sot në Prizren. M. Gorenc, dyshohet se e ka vrarë me thikë vajzën e tij 15 vjeçare S.Gorenc. Plagë nga...

Albin Kurti e lut Lumir Abdixhikun për koalicion

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti i ka dërguar sërish letër kreut të LDK-së, Lumir Abdixhikut. Ai, përmes letrës së siguruar nga Klan Kosova, e lut...

Lajmet e Fundit