2.4 C
Prizren
E martë, 23 Dhjetor, 2025

Haxhi Avdyli synon edhe postin e kryetarit të Prizrenit

haxhi avdyli 2Kryetari i ri i LDK-së në Prizren, Haxhi Avdyli, synon edhe postin e kryetarit të Komunës së Prizrenit. Ai këtë ambicie dëshiron që të realizojë hiq më larg se këtë vit, kur edhe pritet që Prizreni të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme.

“Kryetari Avdyli do të kandidojë për kryetar të Prizrenit,nëse shkohet në zgjedhje të jashtëzakonshme pas konfirmimit të dënimit të kryetarit aktual Ramadan Mujës”, tregon për “PrizrenPress” një zyrtar i LDK-së në Prizren.

Gjykata e Apelit sivjet pritet të shqyrtojë rastin e kryetarit të Prizrenit, Ramadan Mujës dhe ish drejtorëve të tij. LDK-ja është e bindur se Gjykata e Apelit do të konfirmojë dënimin që Mujës dhe ish-drejtorëve të tij i është shqiptuar nga Gjykata Themelore në Prizren.

Kryetari i ri i LDK-së Haxhi Avdyli, ndërkaq ka premtuar se LDK-në në Prizren, do të rikthejë në pushtet.

Ai nuk ka pohuar e as mohuar se do të jetë kandidat për kryetar të Prizrenit, nëse mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme në këtë qytet.

“Për këtë do të konsultohem me anëtarët e Kryesisë dhe bashkëpunëtorët e tjerë”, thotë Avdyli. Ai premton se do të punojë që LDK-ja të mobilizohet dhe të fitojë pushtetin në Prizren./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Bashkimi rikthehet te fitorja

Pas katër humbjeve, Bashkimi u rikthye te fitorja, duke mundur Golden Eagle Yllin në Therandë me rezultat 78:77 (28:22, 21:24, 19:14, 10:17), në javën...

Gjenden mbetje eshtërore në Rahovec, dyshohet se i përkasin një personi të zhdukur gjatë luftës

Policia, në raportin 24 orësh, ka thënë se gjatë gërmimit në Rahovec kanë gjetur mbetje eshtërore që dyshohet se i përkasin një personi të...

Lajmet e Fundit