7.4 C
Prizren
E mërkurë, 25 Shkurt, 2026

Mustafa: Nuk jemi Qeveria më e madhe në Evropë as në Ballkan

Isa Mustafa14-27Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, e ka quajtur lojë me numra të disa deputetëve dhe analistëve, të cilët thonë se Qeveria e Kosovës është më e madhe se ajo e Kinës.

Mustafa, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se Qeveria e Kosovës nuk është më e madhja as në Evropë as në rajon.

Lexojeni të plotë postimin e kryeministrit Mustafa në Facebook:

“Lojë me numra
Disa deputet tanë dhe analist ‘të pavarur’ dhe ‘specialistë të vjeljes së pagave nga organizatat e jashtme’ po e krahasojnë Qeverinë e Republikës së Kosovës se është më e madhe se ajo e Kinës. Në fakt Republika e Kinës ka 20 ministri dhe, sipas evidencave të fundit, ka 1,398,068,955 banorë, ose afër 1.4 miliard banorë. Nëse këta pjesëtohen me 20 ministri bie çdo ministri në 70 milion banorë. India ka rreth 1.3 miliard banorë dhe 51 ministri, përkatësisht 25 milion banorë për një ministri.

Sipas rastit kinez dhe ‘analistëve’ tanë Kosova do të duhej të kishte 0.028 ministri, kurse sipas rastit Indian duhet te kishte 0.08 ministri. Sipas kësaj logjike njerëzit trupmëdhenj do të kishin dy duar e dy këmbe, kurse ata më të vegjël më pak gjymtyrë ose pa gjymtyrë….!.

Por e vërteta është se nuk jemi qeveria më e madhe as në Evropë e as në Ballkan. Por edhe pse jemi shtet i vogël, ky shtet duhet të ketë gjymtyrët e tij. Kemi hapësirë të bëjmë reforma të administratës publike, ta racionalizojmë qeverinë por vetëm me kusht që ta shtojmë efikasitetin dhe të krijojmë kushte që çdo i punësuar në sektorin publik të meritoj pagën që e merr.” (sic), ka shkruar Mustafa në Facebook.

Më Shumë

Vetaksidentohet me trotinet në Prizren, ngasësi në gjendje kritike

Një person është vet aksidentuar me trotinet në Prizren. Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës ai është në gjendje kritike shëndetësore. “Është raportuar se një...

Ndahet nga jeta profesori Hajdar Mallaku

Ka ndërruar jetë profesori Hajdar Mallaku, i cili deri në pension ka punuar  në gjimnazin "Gjon Buzuku" në Prizren. Ai  ka dhënë kontribut të çmuar...

Lajmet e Fundit