20.6 C
Prizren
E hënë, 11 Maj, 2026

Thaçi: Fitorja e Skënderbeut na ka mbushur vetëbesim për liri e pavarësi

Hashim Thaci14-24Ministri i Punëve të Jashtme, Hashim Thaçi, ka kujtuar në përvjetorin e 547 të vdekjes së heroit kombëtar, Gjergj Kastrioti Skenderbeu.

“Sot mbushen 547 vite prej ndarjes nga jeta e heroit tonë kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeut por respekti dhe mirënjohja për veprën e tij mbetet gjithmonë gjallë në memorien dhe ndërgjegjen tonë kolektive. Jeta e tij është skalitur me shkronja të pashlyeshme në historinë e popullit tonë”, ka shkruar Thaçi në facebook.

“Triumfi i ushtrisë së tij të vogël arbërore na ka mbushur plot me kurajo e vetëbesim para çdo beteje të vështirë në luftën tonë për liri e pavarësi”, ka shtuar më tej ai, teksa ka postuar një fotografi gjatë akordimit të urdhrit të lartë “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” prej Presidentit të Shqipërisë Bamir Topi, në vitin 2008.

Më Shumë

Totaj uron Bashkimin për kualifikimin në finale

Bashkimi ka siguruar kualifikimin në finalen e Play-Off-it, pas një fitoreje të rëndësishme të arritur në një atmosferë të zjarrtë sportive, të mbushur me...

Lejson Zeqiri i Bashkimit shpallet MVP i publikut

Lejson Zeqiri, basketbollist i Bashkimit, është shpallur MVP i publikut nga ndjekësit e rrjeteve sociale të FBK-së, pas paraqitjes së tij ndaj Borës. Zeqiri realizoi...

Lajmet e Fundit