Kurti kujton Ekrem Rexhën: Ishte shpresë për rindërtimin e vendit

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka përkujtuar komandantin e Ushtria Çlirimtare e Kosovës, Ekrem Rexha, në 26-vjetorin e vrasjes së tij.

Përmes një mesazhi publik, Kurti e cilësoi komandant Drinin si një ndër figurat më të rëndësishme të luftës çlirimtare, duke veçuar rolin e tij si udhëheqës i Zonës Operative të Pashtrikut dhe kontributin në hartimin e planit për çlirimin e Prizren me rrethinë, raporton PrizrenPress.

Sipas Kurtit, kontributi i Ekrem Rexhës nuk përfundoi me luftën, pasi ai u angazhua edhe në periudhën e paqes për rindërtimin e institucioneve të para të vendit.

“Qytetarët e vendit tonë, sot e kësaj dite, 26 vite pas vrasjes së tij tinzare, komandant Drinin e kujtojnë edhe si mikun e vet kur kanë qenë në vështirësi, si njeriun e rendit dhe paqes”, ka shkruar Kurti.

Ai shtoi se komandant Drini do të kujtohet përherë për bujarinë, dinjitetin dhe profesionalizmin e tij, duke e cilësuar si simbol të shpresës për rindërtimin e Kosovës pas luftës çlirimtare./PrizrenPress.com/

Marketing

Më Shumë

Kurti: Lidhja e Prizrenit u dha zë shqiptarëve në arenën ndërkombëtare

Kryeministri në detyrë i vendit, Albin Kurti, ka marrë pjesë në shënimin e 148-vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, ku ka vlerësuar rolin historik...

Prizreni shënon Ditën e Çlirimit me turneun e veteranëve të futbollit

Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e Ditës së Çlirimit të Prizrenit, në stadiumin e qytetit “Përparim Thaqi” është mbajtur Turneu Tradicional i Veteranëve...

Lajmet e Fundit