9.1 C
Prizren
E martë, 4 Nëntor, 2025

Ministria e Kulturës: Gërmoni rrënojat e kalasë së dytë te Elbasanit

elbasanPak kohë më parë në afërsi të sheshit të Namazgjasë në Elbasan u zbuluan rastësisht rrënojat e një muri, që sipas arkeologëve i përket periudhës osmane. Ky zbulim ngjalli interesin e jashtëzakonshëm të arkeologëve, të cilët kanë vendosur që ta ndjekin nga afër ecurinë e punimeve për zbulimin e rastësishëm. Fillimisht, specialistët dyshuan se ato ishin rrënoja të xhamisë së vjetër të Namazgjasë. Por pas verifikimeve të para të tyre, rezultoi se rrënojat janë pjesë e një muri kalaje dhe po studiohet teza e lidhjes së tyre me kalanë në qendër të qytetit të Elbasanit.

Për zbulimin e rrënojave të murit të periudhës osmane u njoftua menjëherë edhe Ministria e Kulturës. Ekspertët e saj pasi e inspektuan së fundi nga afër, kanë vendosur për trajtimin në vazhdim të këtij zbulimi si dhe për mundësinë e vazhdimit të punimeve në rrugën që po rikonstruktohej. Zbulimi në fjalë, që dyshohet se i përket murit të një kalaje të vjetër u bë gjatë punimeve për rikonstruksionin e rrugës “Thoma Kalefi” në qytetin e Elbasanit.

Kryebashkiaku Qazim Sejdini nga ana e tij e ka cilësuar atë, një tjetër gjurmë të rëndësishme të lashtësisë së këtij qyteti. Sipas tij, do të bëhet gjithçka e mundur që ky zbulim të jetë sa më i plotë. Nga ana e ekspertëve të fushës së arkeologjisë është gjykuar që në varësi të ecurisë së punimeve të mëtejshme do të merren vendime qoftë për konservimin e zbulimit më të fundit arkeologjik, ose për ruajtjen e tij. Por gjithsesi e rëndësishme është që punimet kanë rinisur dhe gjithçka tjetër që do të mund të zbardhet më tej, do hedhë edhe më shumë dritë rreth mistereve që mban ende në vetvete ky zbulim deri diku i rastësishëm.

Më Shumë

Rikthehet kalimi pa kontrolle i automjeteve në kufirin Kosovë-Shqipëri 02.11.2025 16:38

Është rikthyer lëvizja pa kontroll midis Shqipërisë dhe Kosovës. Vendimi ka hyrë në fuqi më 1 nëntor dhe do të zgjasë deri në fund...

Mitrovica triumfon në Gjonaj me stil kampioni, 4:0 ndaj Drinit të Bardhë

Mitrovica ka regjistruar një fitore të madhe si mysafire ndaj Drinit të Bardhë, duke triumfuar me rezultat bindës 0-4 në Gjonaj të Hasit. Protagonistët e...

Lajmet e Fundit