18.6 C
Prizren
E mërkurë, 6 Maj, 2026

NATO-ja ndryshimet në KFOR, vetëm në bazë të rrethanave në terren

NATO 000Aleanca e NATO-s çfarëdo ndryshimi eventual në praninë e saj në Kosovë do ta konsiderojë duke marrë parasysh situatën në terren.

Këtë porosi, e cila dëgjohet tash e sa vjet, e ka përsëritur të premten në Bruksel edhe një herë sekretari i përgjithshëm i saj, Jens Stoltenberg, duke paraqitur raportin vjetor për funksionimin e NATO-s.Ai Kosovën e ka përmendur në pjesën e raportit kushtuar misioneve të NATO-s, ndërsa ndër sfidat më të mëdha të kësaj Aleance, si dhe të bashkësisë ndërkombëtare në tërësi, ka përmendur agresionin në Ukrainë dhe dhunën në Lindjen e Mesme, përcjell koha.net. Po ashtu ka folur edhe për angazhimin e suksesshëm të NATO-s në përballje me sfidat e reja të sigurisë, përfshirë edhe sulmet kibernetike.

Duke folur për Kosovën, Stoltenberg ka rikujtuar se viti i kaluar kishte shënuar edhe 15-vjetorin e nisjes së misionit të KFOR-it dhe ka përmendur progresin, i cili është arritur prej atëherë, shkruan sot Koha Ditore.

Më Shumë

Bashkimi për finalen, Bora për historinë – gjithçka vendoset nesër në Prizren

Bashkimi dhe Bora përballen të mërkurën në ndeshjen e pestë dhe vendimtare të gjysmëfinales së “Play-off”-it në ProCredit Superligë, me serinë e barabartë 2:2. Takimi...

Zgjatet orari i QKMF-së në Prizren

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka njoftuar se Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare (QKMF) në Prizren ka zgjatur orarin e punës deri...

Lajmet e Fundit