Protesta dëmton imazhin e Qeverisë Mustafa

MeroBaze-gazetarAnalisti Mero Baze thotë se në protestat e fundit të Prishtinës ka parë një shoqëri të gjallë, me nerv, të egërsuar me impotencën politike të pushtetit për çështje delikate, siç është Trepça dhe çështje emocionale siç është Ministri Jablanovic.Kështu ka pohuar ai në një intervistë për Kohën Ditore.

Ai ka vlerësuar se protesta e dëmton imazhin e Qeverisë, e jo të Kosovës.Sipas tij, Kosova është një produkt tipik i konceptit të lirisë, që Perëndimi ka aplikuar për ta bërë shtet, prandaj çdo lëvizje që forcon lirinë, që forcon kredencialet demokratike të shtetit, çdo përpjekje për të përmirësuar Qeverinë dhe për të forcuar shtetin ligjor, e bën Kosovën një vend dinjitoz dhe Perëndimin krenar për investimin e tij.

Baze ka thënë se imazhin e Kosovës e bën beteja për të respektuar arsyet, përse ky shtet ka lindur.

“Dhe ai shtet ka lindur në emër të lirisë së individit. Mos e harroni kurrë këtë. Në botë ka mijëra Kosova, që askush nuk i përmend”.

“Falë Perëndimit dhe respektit të tij për lirinë, ne kemi një shtet të Kosovës. Por Aleanca me Perëndimin nuk ruhet duke iu servilosur zyrtarëve perëndimorë në Bruksel e duke u sjellë si Erdogani në Kosovë. Respekti ndaj Perëndimit dëshmohet kur sillesh si perëndimor në Kosovë”, ka deklaruar ai për Kohën Ditore.

Më Shumë

Përkujtohet në Prizren aktori i madh Bekim Fehmiu

Më 15 qershor 2010 u nda nga jeta Bekim Fehmiu, aktori i madh shqiptar dhe një nga figurat më të shquara të kinematografisë shqiptare...

Prizren, mbahet takimi i Forumit Koordinues mes Komunës dhe shoqërisë civile

Është mbajtur sot takimi i radhës tre-mujor i Forumit Koordinues ndërmjet organizatave të shoqërisë civile dhe Komunës së Prizrenit, në bashkëpunim me Misionin e...

Lajmet e Fundit