S’ka politikan që mund ta ndalë themelimin e Gjykatës Speciale

Jonuzaj-AAKIsh-ministri i Drejtësisë, Jonuz Salihaj, është i bindur se Gjykata Speciale do të themelohet dhe, siç thotë ai, formimin e saj s’ka politikan kosovar që do të mundë ta ndalë.

Pavarësisht se partia e Salihajt, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, e kundërshton themelimin e kësaj Gjykate, ai thotë se po të kishte edhe një mandat të dytë si ministër i Drejtësisë sigurisht se një Gjykatë e tillë deri më tani do të ishte e formuar.

Megjithatë, Salihaj nuk e përkrah vendimin e Qeverisë për mbulimin e shpenzimeve të të akuzuarve të Gjykatës, pasi që, sipas tij, ky është një vendim selektiv, kur dihet se një gjë e tillë nuk ka ndodhur edhe me mbulimin e shpenzimeve për të akuzuarit nga Tribunali i Hagës. Këto komente Salihaj i ka bërë gjatë një interviste për gazetën “Zëri”.

Më Shumë

Sot mbahet Testi i Maturës, MAShTI jep detaje

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka bërë të ditur se sot organizohet Testi i Maturës Shtetërore 2026. Në afatin e parë të këtij procesi...

Mjeku për sulmin me thikë ndaj 27-vjeçarit në Prizren: Nuk mundëm ta shpëtonim, kishte lëndime në gjoks

Një 27 vjeçar e ka humbur jetën sot si pasojë e plagëve të marra nga një mjet i mprehtë pas përleshjes që ka ndodhur...

Lajmet e Fundit