6.4 C
Prizren
E enjte, 30 Prill, 2026

Deda: Turp që EULEX-i po akuzon mediat e lira

IlirDeda-KIPREDDeputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhor e Lëvizjes Vetëvendosje!, Ilir Deda ka reaguar ndaj deklaratave të fundit të drejtuesve të misionit të EULEX-it në lidhje me raportimet e fundit të gazetës Koha Ditore rreth skandalit në “Rastin Kleçka”.

Ai përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka vlerësuar se skandaloze kjo që misioni i EULEX-it po e sulmon median e lirë.

“EULEX akuzon ‘Koha Ditore’ që po guxon të shkruaj që ky mision ‘për sundim të ligjit’ është i ndikuar politikisht, dhe atë jashtëzakonisht shumë bile. Është skandaloze – thënë më së buti – që misioni i BE-së për ‘sundim të ligjit’ e sulmon median e lirë, me siguri e inkurajuar nga Qeveria Mustafa-Thaçi e cila e bëri të njëjtin sulm ndaj mediave të pavarura që guxuan të raportojnë drejtpërdrejtë gjatë protestave në janar. ?#?turp”, ka shkruar Deda.

Rikujtojmë se kjo gazetë ditë më parë ka shkruajtur se disa personalitete nga PDK-ja dhe Misioni i EULEX-it kishin ndërhyr në dënimin e të dyshuarve në rastin Kleçka, ku bën pjesë edhe kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj.

Të Rekomanduara

Më Shumë

Arrestohet i dyshuari në Rahovec, gjuajti me armë zjarri

Në fshatin Guri i Kuq, në komunën e Rahovecit, më 25 prill 2026 rreth orës 13:45, është raportuar një incident me përdorim të armës...

Kryeprokurori i Prizrenit, Petrit Kryeziu ligjëron në Akademinë Ndërkombëtare të FBI-së

Kryeprokurori i Prizrenit, Petrit Kryeziu, po merr pjesë në një Akademi Ndërkombëtare për zbatim të ligjit, e organizuar nga Federal Bureau of Investigation. Gjatë kësaj...

Lajmet e Fundit