Hoti zëvendëson Bytyçin

hoti-bytyç-300x256Kanë filluar disa ndryshime në Lëvizjen Vetëvendosje të Malishevës.Sipas burimeve të Malishevapress brenda këtij subjekti, anëtari i Kuvendit të Komunë nga radhët e Vetëvendosjes, Muhamet Bytyçi ka dhënë dorëheqjen nga angazhimi si asamblistë për arsye siç thotë burimi të angazhimeve profesionale të tij derisa vendin e tij do ta zë Valon Hoti i cili është kandidati i radhës nga ky subjekt.

Bytyçi ishte njëri nga anëtarët më të zëshëm të kuvendit Komunal të cilin e kishte poentuar edhe KDI e cila monitoron punën në Kuvendin e Malishevës.

Gjithashtu sot është mësuar se KQZ ka bërë zëvendësimin dhe tani Valon Hoti do të jetë edhe zyrtarisht anëtar i Kuvendit Komunal nga radhët e Vetëvendosjes. Se a do ta vazhdoj edhe Hoti angazhimin në kuvend njëjtë sikur kolegu i tij Bytyçi këtë mbetet ta marrim vesh nga performanca e tij./malishevapress/

Më Shumë

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. E bërë pjesë e këtij reality shoë që nga dita e parë, Moza...

Vrasja e 27-vjeçarit dhe plagosja e babait të tij, detaje nga ngjarja tragjike në Prizren

Një 27-vjeçar e ka humbur jetën si pasojë e lëndimeve nga mjeti i mprehtë. Ngjarja tragjike ka ndodhur në fshatin Kobaj të Prizrenit, ku dy...

Lajmet e Fundit