Visar Zhiti, i ngarkuar me punë në Vatikan

Visar ZhitiaaSelia e Shenjtë ka pranuar propozimin e Ministrisë së Jashtme shqiptare për emërimin e Visar Zhitit si i ngarkuar me punë i Shqipërisë në Vatikan.

Ish-ministri i Kulturës dhe poeti Visar Zhiti nuk mundi të shkonte dot si ambasador i vendit tonë në Vatikan pasi nuk u dekretua nga presidenti Bujar Nishani.

Emërimi i tij si ambasador i Shqipërisë në Vatikan krijoi një debat të gjerë ku u përfshinë krerët më të lartë të politikës dhe besimit fetar.

Emërimi i Zhitit u mbështet nga kryeministri Rama, por nuk u dekretua nga presidenti Bujar Nishani.

Zhiti do të mbajë vendin e të ngarkuarit me punë, që në mungesë të ambasadorit, është autoriteti më i lartë i përfaqësimit të Shqipërisë në Vatikan.

Ky vendim ishte i paralajmëruar nga kreu i diplomacisë shqiptare Ditmir Bushati, i cili u shpreh në muajin shkurt se shkrimtari do të mbajë një detyrë tjetër. /Shekulli/

Më Shumë

27 vite pas hyrjes së NATO-s në Kosovë, trupat gjermane kaluan përmes Kukësit

Mes mikpritjes, bujarisë, humanizmit, por edhe vështirësive të shumta që kaloi populli i Kosovës me banorët e Kukësit në tre muajt e pranverës së...

Shtyhet seanca ndaj Ramadan Morinës, i akuzuar për krime lufte në Burim të Malishevës

Seanca gjyqësore ndaj Ramadan Morinës, i akuzuar për krime lufte në Malishevë, është shtyrë sot me kërkesë të mbrojtjes së tij. Avokati mbrojtës, Arianit Koci,...

Lajmet e Fundit