Obama uron Vitin e Ri Iranian

OBAMA 9Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, ka porositur iranianët se ky vit paraqet “mundësinë më të mirë në dekada” për të ndjekur një marrëdhënie ndryshe midis dy vendeve.

Në mesazhin e tij për Nevruzin, Vitin e Ri Iranian, Obama ka thënë se bisedimet bërthamore me Iranin kanë shënuar përparim, porse boshllëqe mbeten.

“Besoj se vendet tona kanë një mundësi historike për të zgjidhur këtë çështje në mënyrë paqësore – një mundësi që nuk duhet ta humbim”, ka thënë Obama.

Ai po ashtu ka thënë se ekzistojnë mënyra për Iranin që të sigurojë botën se ai nuk është duke krijuar armë bërthamore.

Sipas Obamës, kjo rrugë do të çonte në mundësi më të mëdha për iranianët.

Presidenti amerikan ka paralajmëruar se nëse liderët e Iranit nuk ndjekin këtë rrugë, iranianët do të mbesin të izoluar dhe të privuar nga mundësitë globale.

Irani dhe gjashtë fuqitë botërore janë duke negociuar një marrëveshje, sipas së cilës, Republika Islamike do të reduktonte aktivitetet bërthamore në këmbim të lehtësimit të sanksioneve ndërkombëtare.

Teherani mohon se është duke krijuar fshehurazi armën atomike.

Më Shumë

Para duelit me Shqipërinë, Kosova mat forcat me Arabinë Saudite

Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll do të zhvillojë dy ndeshje miqësore ndaj Arabisë Saudite, në kuadër të përgatitjeve për parakualifikimet e FIBA EuroBasket 2029. Dardanët...

Ky është personi që u ther për vdekje në Prizren

Si pasojë e plagëve të marra nga një mjet i mprehtë mes përleshjes që ka ndodhur sot mes dy familjeve në fshatin Kobaj të...

Lajmet e Fundit