Amnisti e heshtur për cenuesit e rendit kushtetues

gjykata peshorejaRamadan Istrefi ka dështuar edhe të mërkurën që të vërë bazamentin për ngritjen e shtëpisë në pronë të tij, që ndodhet në veriun e Mitrovicës. Është zmbrapsur, pasi fqinjët serbë e kanë sulmuar, shkruan sot Koha Ditore.

Deri kur plasi lufta 17 vjet më parë, ai ka jetuar në lagjen Kroi i Vitakut. Pas çlirimit të Kosovës, veriu i Mitrovicës u mbipopullua nga serbët dhe prej atëherë Beogradi zyrtar ka ushtruar pushtetin faktik në këtë pjesë. Veriu është bërë vatër ku nuk mund të kthehen shqiptarët.

Tentimet e Ramadanit për të ndërtuar një jetë në vendin ku është lindur e rritur kanë dështuar shumë herë, e edhe një ditë më parë.

“Dolëm me ekskavator për të nisur punën, por një komshi erdhi dhe na pengoi. Atij iu bashkuan edhe të tjerë”, ka treguar Ramadani. “E ndalën ekskavatorin. Gjuajtën gurë në të, drunj dhe mjete të tjera të forta”.

Nga ky sulm ka mbetur i lënduar Fehmi Aliu, shofer i ekskavatorit. Atij i është dashur t’i nënshtrohet kujdesit shëndetësor. E organet e rendit nuk i kanë marrë në përgjegjësi sulmuesit, ndonëse nxitja e urrejtjes, e përçarjes ose e mosdurimit kombëtar e etnik, por edhe dëmtimi i pronës së paluajtshme përbëjnë vepra penale. Kosova vazhdon t’i amnistojë në heshtje edhe personat përgjegjës për veprat penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së shtetit. Është duke u bërë në kundërshtim me ligjet në fuqi.

Më Shumë

Dragashi diskuton inventarizimin e shërbimeve komunale dhe planin zhvillimor komunal

Kryetari i Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini, ka njoftuar se është mbajtur mbledhja e radhës e Qeverisë Komunale, ku janë shqyrtuar çështje të rëndësishme...

Përmbyllet manifestimi “Java Remzi Ademaj – Shtigjeve të Lirisë” në Prizren

Me një ceremoni solemne të mbajtur në Shtëpia e Kulturës “Xhemajli Berisha” në Prizren, është përmbyllur edicioni i sivjetmë i manifestimit tradicional “Java Remzi...

Lajmet e Fundit