31.7 C
Prizren
E mërkurë, 10 Shtator, 2025

Gashi: VV, AAK e NISMA përmes protestave po e mbajnë elektoratin afër

Deputeti i LDK’së, Arben Gashi, nuk sheh kurrfarë rreziku nga protestat e paralajmëruara të opozitës. Madje, thotë se VV, AAK dhe NISMA nuk janë duke provuar të marrin pushtetin përmes protestave, por se po e përdorin këtë metodë demokratike për të mbajtur afër elektoratin.

“Nuk mendoj se mund të marrin pushtetin përmes protestave. Ideja e protestave, me sa po kuptoj unë, është të mobilizohen njerëz sa më shumë në mënyrë që të mbajnë elektoratin e vetë. Nuk ka të bëjë me marrjen e pushtetit sepse pushteti me dhunë nuk merret në demokraci”, ka thënë Gashi, për Gazetën Express.

Anëtari i Këshillit të Përgjithshëm të LDK’së thotë se VV, AAK dhe NISMA duhet të kenë kujdes të mos i kthejnë protestat në akte dhune.

Nëse përsëritet dhuna sikur në dy protestat e mëparshme, Gashi vlerëson se mund të ketë dëme për Kosovën, institucionet dhe partitë organizatore të protestave.

“Është angazhim politik për më i arrit qëllimet e veta politike. Në demokraci këto janë normale. E rëndësishme është të mos ketë akte dhunë dhe degjenerim në dhunë. Nëse degjeneron protesta dhunë do të ishte shumë e dëmshme për Kosovën dhe besueshmërinë e institucioneve, partive politike dhe të ardhmen e vendit”, ka thënë Gashi.

Ndryshe, Vetëvendosje, AAK dhe NISMA kanë paralajmëruar protesta për 18 prill me moton “Kundër kapjes së Shtetit”.

Këto parti kanë organizuar, po ashtu, dy protesta të tjera, në të cilën ka pasur të lënduar policë e qytetarë./GazetaExpress/

Më Shumë

Fletëvotimet për zgjedhjet lokale në Prizren, gati për qytetarët

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se tashmë janë finalizuar fletëvotimet për zgjedhjet lokale të 12 tetorit 2025 në Kosovë. Qytetarët e Prizrenit,...

Kosova nis me humbje kualifikimet për Kupën e Botës 2026

Kombëtarja e Kosovës nuk ka arritur të marrë rezultat pozitiv në ndeshjen e parë të kualifikimeve për Kampionatin Botëror 2026. Dardanët u mposhtën nga...

Lajmet e Fundit