Në Meksikë vriten 15 policë

Pesëmbëdhjetë policë u vranë dhe pesë të tjerë u plagosën pas një prite të armatosur që u bë në shtetin në Jalisco të Meksikës. Disa persona të armatosur vunë në shënjestër patrullën e policisë, e cila udhëtonte përgjatë një autostrade në Guadalajara, të hënën. Kreu i Sigurimit Alejandro Solorio e quajti atë një “sulm frikacak”.

Zona njihet për praninë e një karteli droge i njohur si “Jalisco New Generation”, por Solorio nuk tha asgjë nëse pas pritës fshihet kjo bandë.

Ai konsiderohet si një prej karteleve më të fuqishwm në Meksikë dhe është përfshirë në një trafik në shkallë të gjerë të drogës përgjatë Bregut Paqësor.

Raul Benitez, një ekspert i sigurisë në Universitetin Kombëtar të Meksikës, e përshkroi sulmin e ndodhur pasditen e të hënës, si një sulm të planifikuar si dhe të orkestruar.

“Shumë persona të armatosur u përfshinë. Ata bllokuan autostradën për të rrethuar policinë dhe më pas sulmuan superioritetin ushtarak” tha ai për “Associated Press”.

Prita është zhvillimi më i fundit i një serie vrasjesh në rajon gjatë dy javëve të fundit. Në datën 19 mars, disa persona të armatosur qëlluan për vdekje pesë policë gjatë një sulmi në Jalisco. Shefi i policisë i qytetit në Zacoalco de Torres u vra gjithashtu, të hënën.

Më Shumë

Arrestohet një i dënuar me një vit burg për ngacmim në Prizren

Është arrestuar i dënuar për ngacmim M.P. nga Prizreni. Ai ka qenë në kërkim pasi ishte dënuar një (1) vit burg efektiv me vendim...

Suharekë, vazhdon shkyçja për konsumatorët me dy ose më shumë fatura të papaguara

KRU “Hidroregjioni Jugor” Sh.A., Njësia e Suharekës, ka njoftuar se aksioni për shkyçjen nga rrjeti i ujësjellësit do të vazhdojë ndaj konsumatorëve që kanë...

Lajmet e Fundit