Video shqetësuese nga Siria! Anëtarët e KS të OKB shpërthejnë në lot

Anëtarët e Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara shpërthyen në lot pasi panë një video të një sulmi me gaz klorinë në veriperëndim të Sirisë.

Sipas BBC, pamjet tregojnë përpjekjet e pasuksesshme të mjekëve për të mbajtur në jetë tre fëmijë, të gjithë nën katër vjeç.

Ambasadorja e SHBA në OKB, Samantha Poëer tha se takimi ishte shumë emocional.

Ajo shtoi se personat pergjegjës duhet të dalin para drejtësisë.

Qeveria siriane ka mohuar që është përgjegjëse për sulmin në Idlib.

Sulmi ndodhi më 16 mars.

Disa mjekë thanë se atë ditë, helikopterët po fluturonin mbi fshatin Sarmin.

Pak më vonë, ajri i rëndua dhe njerëzit nxituan për në spital, pasi kishin vështirësi në frymëmarrje.

SHBA prej kohësh ka fajësuar qeverinë e Bashar al- Assad se ka kryer sulme kimike ndaj popullatës.

Por Rusia thotë se nuk ka prova të mjaftueshme për këtë.

KUJDES: PAMJE SHQETESUESE 

https://youtu.be/HK8SE70m6l8

Më Shumë

Prizreni vazhdon mbështetjen për viktimat e dhunës, nënshkruhet Memorandumi i Mirëbesimit

Komuna e Prizrenit ka nënshkruar sot Memorandumin e Mirëbesimit me Qendrën për Strehimin e Grave dhe Fëmijëve në Prizren, duke vazhduar mbështetjen institucionale për...

GESS Who! organizon udhëtimin e parë ndërkombëtar, 23 studentë të ETH Zürich e vizituan qytetin e Prizrenit

Studentët e Gess Who! – Unionit për Shkenca Humane, Sociale, dhe Politike në ETH Zürich, u nisën në udhëtimin e parë ndërkombëtar studimor të...

Parajsa në ty

Lajmet e Fundit