Morina: AAK po fuqizohet në Rahovec

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, dega Rahovec, ka filluar me kohë për procesin e brendshëm zgjedhor.

Për këtë proces janë zgjedhur trupa punuese për mbarëvajtjen e këtij procesi, si kordinatori, grupi punues dhe sekretari i Kuvendit.

Në një prononcim për ORAinfo, sekretari i kuvendit, Ali Morina, shpjegon rrjedhën e këtij procesi.

“Dega e AAK-së në Rahovec i ka 26 nëndegë ku prej tyre zgjedhjet i kemi përfunduar në 15 nëndegë dhe në secilën nëndegë kemi zgjedhur edhe Kryesinë dhe delegatët për zgjedhjen e kryetarit të degës”, ka treguar Morina.

Ai ka shtuar se është bërë ristrukturimi në shumë nëndege me emra te rinj dhe kuadro të reja në udhëheqjen e degëve respektive.

Morina ka thënë se pjesëmarrja nëpër kuvende është mjaft masive, duke shprehur bindjen në fuqizimin e Aleancës në Rahovec dhe në tërë Kosovën.

Kryetari i degës së AAK-së në Rahovec është Smajl Latifi, i cili pritet të ketë mbështetje të fuqishme edhe për një mandat./ORAinfo/

Më Shumë

Nuk arriti të bëhet deputete, Fahrije Hoti: Kur kombi kërkon, aty do të jem gjithmonë

Kandidatja e LDK-së për deputete, Fahrije Hoti, ka reaguar pasi nuk arriti të sigurojë një ulëse në Kuvendin e Kosovës në zgjedhjet e 7...

50 aksidente trafiku dhe 2064 gjoba brenda 24 orëve

Policia e Kosovës ka njoftuar për statistikat e përgjithshme për 24 orët e fundit, gjatë të cilave janë regjistruar dhjetëra aksidente trafiku dhe janë...

Lajmet e Fundit