Tentoi të vrasë për gjakmarrje, rrezikon 35 vjet burg

Prokuroria për Krime të Rënda kërkon dënimin me 35 vjet burg për shtetasin Redon Uka, i akuzuar për “vrasjen për gjakmarrje”, e mbetur në tentativë dhe “armëmbajtje pa leje”. Ky shtetas akuzohet se më datë 20.12.2013 ka tentuar për të vrarë shtetasin Gafurr Kadriu, pasi në vitin 2011 djali i të dëmtuarit ka plagosur me armë zjarri të pandehurin Redon Uka dhe vëllain e tij. Shtetasi Redon Uka i ka qëlluar tri herë me pistoletë të dëmtuarit Gafurr Kadria, duke e plagosur rëndë.

Nga aktet hetimore të këtij procedimi ka rezultuar se në datën 20.12.2013, rreth orës 13:30, në qytetin e Peshkopisë është tentuar të vritet me armë zjarri shtetasi Gafurr Kadriu. Ngjarja ka ndodhur në kohën kur Gafurr Kadriu sapo ishte ndarë me shokun e tij, dëshmitarin A.SH, me të cilin ishte duke pirë kafe në vendin e quajtur ‘Kryqëzimi i Bolonjës’, ku i pandehuri Redon Uka, pas shpinës së të dëmtuarit, në largësinë rreth një metër i është drejtuar me fjalët ‘a ti je Gafurr Kadriu?’.

I dëmtuari është kthyer prej nga vinte zëri dhe ka parë se ishte i pandehuri Redon (Sulejman) Uka, i cili menjëherë e ka qëlluar me armë pistoletë tri herë. Në dy goditjet e para i dëmtuari është qëlluar në pjesën e barkut, por akoma ishte i vetëdijshëm dhe pas kësaj ka rënë në gjunjë. Më pas ka nxjerrë krahun e djathtë përpara në drejtim të të pandehurit Redon Uka për t’u mbrojtur dhe në këtë moment është qëlluar edhe një herë prej të pandehurit.

Autori i ngjarjes i pandehurit Redon Uka është larguar nga vendi me armën në dorë, pasi është bindur që i dëmtuari Gafurr Kadri ishte vrarë. Shtetasi Gafurr Kadriu gjatë seancës së sigurimit të provës ka shpjeguar gjithë rrjedhën e ngjarjes dhe ka dëshmuar se e ka qëlluar me pistoletë pikërisht i pandehuri Redon Uka, apo siç quhet ndryshe Sul Uka, të cilit iu drejtua gjatë seancës së sigurimit të provës.

“Nga hetimet dhe shqyrtimi gjyqësor u prova se motivi i vrasjes ka qenë ai i gjakmarrjes. Gjakmarrja lidhet me një konflikt mes djalit të të dëmtuarit Gafurr Kadriu, shtetasit Aleksandër Kadriu dhe të pandehurit Redon Uka në datën 24.08.2011, ku si rezultat i një konflikti mes Aleksandër Kadriut dhe vëllezërve Redon e Klajdi Uka, Aleksandri ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar në drejtim të dy vëllezërve duke i lënë ata të plagosur në gjymtyrët e poshtëm të trupit. I pandehuri Redon Uka si rezultat i plagosjes ka ecur për një periudhë kohe me paterica.

Lidhur me këtë ngjarje është filluar procedimi penal përkatës dhe në përfundim të të cilit Gjykata e rrethit Gjyqësor Dibër ka deklaruar fajtor dhe dënuar shtetasin Aleksandër Kadriu”, thotë prokuroria. Pas kësaj ngjarjeje nga ana e familjes Kadriu janë bërë shumë përpjekje për pajtim mes dy familjeve, por i pandehuri Redon (Sulejman ) Uka nuk ka pranuar.

Kështu dëshmitari G.P ka dëshmuar se ka shkuar në shtëpinë e të pandehurit Redon Uka (Sul Uka), pas ngjarjes me kërkesë të të dëmtuarit Gafurr Kadriu me qëllim pajtimin e dy familjeve dhe aty ka gjetur pleq “rixhaxhi” për pajtim. Gëzim Pana i ka thënë të pandehurit Redon Uka që ta mbyllte konfliktin me familjen e Gafurrit, por i pandehuri Redon Uka i është përgjigjur se “punët e mia i di vetë”.

Gjatë bisedës datë 20.12.2013 ora 13.19.33, pra menjëherë pas ngjarjes, prindërit e të pandehurit Redon Uka, shtetasit Bardhul dhe Ajshe Uka bisedojnë me vajzën e tyre Sava (Vojsava) të cilën e informojmë se ‘’Sula e kish mbaru atë punë’’ , pra e kish vrarë shtetasin Gafurr Kadriu dhe motra e të dëmtuarit përgjigjet “e shyqyr, i lumt dora”.Gjatë kësaj bisede, babai i të pandehurit i thotë vajzës së tij që të shikojë lajmet se s’mundte ti tregonte me telefon. Në vijim e këshillon të mos trembet nëse shkojnë ata të policisë në shtëpinë e saj./Mapo/

Më Shumë

323 monedha nga dy euro të falsifikuara dyshohet se u deponuan në një bankë në Prizren

323 monedha nga dy euro të falsifikuara dyshohet se janë deponuar në një bankë në Prizren nga disa persona të panjohur. Rastin në Policinë e...

Hamza nga Prizreni: Më 7 qershor, të zgjedhim ndryshimin përballë krizës

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës dhe kandidati për Kryeministër, Bedri Hamza, ka marrë pjesë sonte në Prizren në prezantimin e kandidatëve për deputetë...

Lajmet e Fundit