15.2 C
Prizren
E mërkurë, 17 Shtator, 2025

SHBA: Gjendje e jashtëzakonshme, 15 policë të plagosur në protestat e dhunshme

Të paktën 15 policë mbetët të plagosur gjatë ditës së hënë në Baltimore të Shteteve të Bashkuara, në protestat e dhunshme, të cilat shpërthyen pas ceremonisë së varrimit të 25 vjeçarit me ngjyrë, Freddie Gray, i cili ndërroi jetë nga plagët në kurriz që i kishte pësuar në rrethana të paqarta gjatë kohës që ishte në paraburgim gjatë këtij muaji.

Me qindra të rinj dolën në rrugë të hënën duke u përleshur me forcat e policisë. Ata hodhën gurë, tulla dhe shishe mbi policinë e cila u përgjigj me gaz lotsjellës në përpjekje për të shpërndarë protestuesit.

Trazirat nisën pranë zonës ku u varros 25-vjeçari dhe me shpejtësi u përhapën nëpër pjesë të ndryshme të Baltimores. Këto janë demonstratat më të dhunshme në Shtetet e Bashkuara që prej ngjarjeve në Ferguson, Misuri, vitin e kaluar.

Guvernatori i Mariland, Larry Hogan, shpalli gjendjen e jashtëzakonshme, ndërsa u aktivizua edhe Garda Kombëtare. Në anën tjetër zjarrfikësit u përpoqën për të shuar zjarret e vënë nga protestuesit.

Një zyrtarë i policisë bëri të ditur se me dhjetëra protestues janë arrestuar, ndërsa konfirmoi se 15 oficerë të policisë janë plagosur, nga të cilët dy janë më rëndë.

Pamjet e transmetuara nga mediat ndërkombëtare tregojnë një ndërtesë të madhe e përfshirë nga flakët, ndërsa zjarri i është vënë edhe disa makinave të forcave të policisë.

Policia ka thënë se në protestë janë përfshirë shumë të rinj dhe i ka bërë thirrje prindërve t’i kthejnë fëmijët e tyre në shtëpi. / Top Channel /

Më Shumë

Rexhaj i VV-së thotë se Gjykata Kushtetuese s’bën në asnjë formë të devijoj vullnetin politik të votimit në Kuvend

Tash e disa muaj vendi është në një ngërç institucional. Megjithëse u arrit të zgjedhet kryetari i Kuvendit, sërish nuk u arrit konstituimi i plotë...

Babai i Elvis Rexhbeçajt dhuron topa dhe pajisje sportive për Drinin e Bardhë

Rexhë Rexhbeçaj, babai i futbollistit të Kombëtares së Kosovës dhe skuadrës gjermane, Augsburg, Elvis Rexhbeçaj, ka dhuruar për Drini i Bardhë topa futbolli dhe...

Lajmet e Fundit