Haradinaj demanton Blerim Shalën: S’ka qenë i autorizuar të flasë në emër të AAK-së

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, theksoi të mërkurën se që nga dita e krijimit të koalicionit LAN, e pastaj VLAN, e deri në takimin e fundit të këtij koalicioni, asnjë zyrtar i Aleancës nuk ka pasur asnjë autorizim të komunikojë, negociojë apo të diskutojë çështjen e mundësisë së koalicionit me PDK-në me asnjë zyrtar të PDK-së apo të tjerë.

Deklarata e plotë e Haradinaj në Facebook:

Për hir të informimit të drejtë të qytetarëve të Kosovës, strukturave dhe anëtarësisë së AAK-së, deklaroj se që nga dita e krijimit të koalicionit LAN, e pastaj VLAN, e deri në takimin e fundit të këtij koalicioni, asnjë zyrtar i Aleancës nuk ka pasur asnjë autorizim të komunikojë, negociojë apo të diskutojë çështjen e mundësisë së koalicionit me PDK-në me asnjë zyrtar të PDK-së apo të tjerë.

Asnjë autorizim nga unë apo Kryesia e AAK-së nuk ka pasur as z. Blerim Shala, që në atë kohë ishte nënkryetar i AAK-së.

Si kryetar i AAK-së, përveç që nuk e kam autorizuar askënd, unë nuk kam qenë as në dijeni që takime të karakterit të tillë të kenë ndodhur. Jam në dijeni vetëm për kontakte të z. Shala me PDK-në, pas prishjes së koalicionit VLAN, por në asnjë mënyrë gjatë koalicionit VLAN.

Më Shumë

Mbi 2 milionë qytetarë me të drejtë vote në zgjedhjet e 7 qershorit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se ka marrë vendim për certifikimin e Listës Votuese për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të...

Aksion i Krimeve Ekonomike dhe Doganës në Prizren, bastisen disa argjendari

Krimet Ekonomike të Policisë së Kosovës me asistencën e Doganës së Kosovës janë duke zhvilluar aksion në disa argjendari në Prizren. Aksioni është zhvilluar fillimisht...

Lajmet e Fundit