22.4 C
Prizren
E hënë, 7 Korrik, 2025

Thaçi kërkon përfaqësim diplomatik në Vatikan

Në vazhdim të qëndrimit në Selinë e Shenjtë në Vatikan zëvendëskryeministri Thaçi ka takuar sot sekretarin për Marrëdhënie me shtete në Vatikan, Monsinjor Paul Gallagher.

Sipas njoftimit për medie nga MPJ, zëvendëskryeministri Thaçi ka thënë se e çmon përkrahjen e Selisë së Shenjtë për Kosovën në ndërtimin e një shoqërie mbi vlerat e tolerancës dhe bashkëpunimit. “Pavarësia e Kosovës ka sjellë paqe e stabilitet në rajon. Kemi marrëdhënie të mira me fqinj dhe me Serbinë kemi nisur normalizimin e marrëdhënieve, një dialog ky për pajtimin mes dy popujve, si dhe kemi instaluar mekanizma që garantojnë të drejtat e komuniteteve jo-shumicë”, i ka thënë Thaçi sekretarit Gallagher.

Me sekretarin për Marrëdhënie me Shtete në Selinë e Shenjtë të Vatikanit, zëvendëskryeministri Thaçi ka folur edhe për instalimin e instrumenteve për mbrojtjen e trashëgimisë historike, kulturore e fetare të të gjitha komuniteteve. “Kemi Këshillin për Implementim dhe Monitorim që mbikëqyr mbrojtjen e kësaj trashëgimie të rëndësishme për Kosovën, por edhe tërë botën. Jemi duke përgatitur aplikimin për anëtarësim në UNESCO, që pritet të ndodhë në javët në vijim dhe kjo do të na ofrojë edhe një ombrellë tjetër për të ruajtur trashëgiminë fetare, historike e kulturore”, citohet të ketë thënë Thaçi.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, për t’i thelluar marrëdhëniet me Selinë e Shenjë në Vatikan, ka shprehur gatishmërinë edhe për emërimin e një përfaqësuesi të Kosovës në Vatikan.

Më Shumë

Ujkani rinovon me Grapelandin: “Air Kujta” vazhdon fluturimin në Superligë

Klubi basketbollistik Grapeland nga Rahoveci ka konfirmuar zyrtarisht rinovimin e kontratës me Kujtim Ujkanin për sezonin e ri. Lajmi është bërë i ditur përmes një...

Të gjitha udhët çojnë në Qorr-sokak

Nga Blerim Shala Që merremi vesh të gjithë në futboll dhe në politikë, këtë e kemi ditur qëmoti. Nuk jemi vetëm ne të tillë. Tek...

Lajmet e Fundit