22.8 C
Prizren
E shtunë, 18 Maj, 2024

Deputetët kritikojnë Hasan Pretenin pse i ngriti kallëzim penal Duda Baljes

Rasti i deputetët Duda Balje nuk u la pa u përmendur edhe në mbledhjen e sotme të Komisionit për Buxhet dhe Financa.

Kryesuesi i këtij komisioni Naser Osmani akuzoi AKK-në se po ngrit kallëzim penal ndaj deputetëve pa pasur fakte të sigurta.

“Këto goditje të personave dhe zyrtarëve të lartë ju i bëni me shumë lehtësi duke mos marrë në bazë dhe konsideratë që ata përfaqësojnë dikë. Nëse nuk kemi pas argumente pse keni kallëzim. Fjala është për deputeten Duda Balje”, tha kryesuesi Osmani i cili pohoi se i del në mbrojtje deputetes.

Përgjigjen ndaj kësaj pyetje e dha kreu i AKK-së Hasan Preteni duke thënë se janë vetë deputetët dhe Kuvendi që e kanë bërë ligjin për deklarim të pasurisë dhe sipas tij duke u respektuar ky ligj është bërë edhe kallëzimi ndaj deputetes Balje.

E diskutimi mes kryesuesit të komisionit Naser Osmani dhe kreut të AKK-së, Hasan Preteni vazhdoi edhe më tutje dhe në një rast, Osmani pati një përgjigje interesante të cilën e dha duke buzëqeshur.

“Na nuk kemi qef fort që Duden me na u ngucë”, u shpreh Naser Osmani.

E në mbrojtje të deputetëve të prekur nga mosdeklarimi i drtejtë i pasurisë doli edhe edhe Besa Gaxherri.

Ajo u ankua në formularët e AKK-së për deklarim të pasurisë duke treguar se edhe ajo ka qenë “viktimë” e mbushjes së këtyre formularëve.

Në mënyrë alegorike, ajo tha se pavarësisht pafajësisë, deputetët që kanë kaluar nëpër procese gjyqësore të inicuara nga AKK do të mbesin të etiketuar.

“Krejt është në rregull të të lirojë gjykata, por puplat nuk kthehen më në jastëk”, tha Gaxherri.

Deputetja Duda Bajle, të mërkurën është liruar nga akuzat për mos raportim, ose raportim të rremë të pasurisë, të ardhurave, dhuratave, dobisë tjetër materiale ose detyrimeve financiar. Ajo është liruar nga akuza në mungesë të provave që të vërtetojnë se ajo ka kryer veprën penale me dashje.

Ndërsa Hasan Preteni, gjatë ditës, ka thënë se nuk është i befasuar që deputetja është shpallur e pafajshme ndaj akuzave të ngritura./Kallxo.com/

Më Shumë

Vazhdojnë punimet në oborrin e SHMU “Gani Saramati” në Prizren

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se po vazhdojnë punimet në oborrin e SHMU "Gani Saramati" në Prizren. Gjatë këtyre punimeve, janë ndërtuar parkingje të reja,...

Akti 4: Të dielën përballen Ylli me Trepçën

Të dielën zhvillohet përballja e katërt finale mes Golden Eagle Yllit dhe Trepçës. Mitrovicasit po udhëheqin 2:1 në serinë finale dhe nëse fitojnë do të...

Lajmet e Fundit