AGK e shqetësuar për përkeqësimin e lirisë së medias

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës mirëpret vlerësimin e fundit të organizatës “Freedom House”, dhe shprehë shqetësim për përkeqësimin e lirisë së medias në Kosovë.

“Kosova vazhdon të radhitet në mesin e vendeve pjesërisht të lira dhe këtë vit zë vendin e 100-të, që është për dy pozita më keq se një vit më parë”, thuhet në komunikatë të AGK-së.

“Kjo situatë shpërfaqë gjendjen e rëndë dhe kushtet e pafavorshme për ushtrimin e lirë të profesionit të gazetarisë në Kosovë. Ndërkaq, kërcënimet dhe dhuna ndaj gzetarëve në rritje kërkon vëmendje të posaçme nga organet e rendit për gazetarët”.

“Të vetëdijshëm se liria e shprehjes dhe e medies është një prej vlerave më të rëndësishme të një shoqërie demokratike, AGK u bënë thirrje insitucioneve të vendit që të kenë prioritet lirinë e shtypit dhe punën e gazetarëve dhe të marrin masa për krijimin e një ambienti të sigurtë për gazetarët”.

“AGK mbetet e përkushtuar në mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të gazetarëve dhe iu bën thirrje gazetarëve që të vazhdojnë ta ngrenë zërin për problemet që hasin gjatë punës së tyre”. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Qeveria në detyrë miraton pakon “Inflacioni 2.0”, nga 100 euro për pensionistë, punëtorët privat, fëmijë dhe studentë

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka njoftuar se Qeveria në detyrë ka ndarë fonde dhe ka miratuar një paketë të re për përballje me...

Vdes 63-vjeçari në Prizren, trupi dërgohet për obduksion – nisin hetimet

Një 63-vjeçar ka humbur jetën në orët e hershme të mëngjesit në Prizren, pasi ishte dërguar në gjendje të rëndë në Emergjencën e Spitalit...

Lajmet e Fundit