25.8 C
Prizren
E shtunë, 18 Maj, 2024

AAK: Protestat dhe sheshet, alternativa e vetme

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) konsideron se afati dyjavor për Qeverinë e Kosovës, që të nis implementimin e kërkesave gjithëpopullore, të përcjellura në protestën e 18 prillit, tashmë ka skaduar, duke mos patur deri më tani asnjë reflektim nga qeveria.

Përmes një kumtese të lëshuar për media, AAK vlerëson se kjo është një tjetër mospërfillje e shqetësimeve dhe kërkesave gjithëqytetare nga ana e Qeverisë së Kosovës.

“Kapja e shtetit është fenomen që po ushqehet në vazhdimësi nga qeveria dhe partitë e koalicionit aktual”, thuhet ndër të tjera në kumtesën e AAK-së.

“Vjedhja e xhepave të qytetarëve të vendit përmes faturimit dhe çmimit më të shtrenjtë në rajon të energjisë elektrike po vazhdon”.

“Sistemi i drejtësisë vazhdon të jetë i kapur, ndërkohë që Gjykata Kushtetuese e Kosovës mbetet edhe më tej në kthetrat e koalicionit që ka uzurpuar e zaptuar çdo pore të jetës në Kosovës, kurse gjykata është shndërruar në instrument të politikës dhe të këtij pushteti, për interesa të tyre meskine”.

“Media publike, gjithashtu, po sillet si pasqyrë e shtrembër e realitetit kosovar, dhe vegël e ruajtjes fanatike të imazhit të kësaj kaste në pushtet dhe të disa individëve që e kanë kapur atë, ashtu sikur se kanë kapur e zaptuar gjithçka në Kosovë”.

“Gjiganti “Trepça” vazhdon të mbetet me status të paqartë, ndërkohë që qeveria, tash e sa muaj, as që ka reflektuar në këtë drejtim”.

“Udhëheqësit e Televizionit Publik, kryetari i Gjykatës Kushtetuese dhe ministri i Drejtësisë, vazhdojnë ta majmin kapjen e shtetit, dhe të sillen si bodigardë besnikë të këtij zaptimi”.

“Asociacioni i Komunave të Kosovës, me rol ekzekutiv, i dizajnuar nga kjo qeveri, është edhe një kontrabandim ilegal i Serbisë në Kosovë dhe shkelje e ligjeve, kushtetutës, sovranitetit dhe integritetit të vendit”.

“Të gjitha këto shqetësime gjithëqytetare dhe e tërë kjo injorancë nga ana e Qeverisë së Kosovës, përballë kësaj situate, po lënë edhe më tej vetëm një alternative – protestën dhe sheshet, si institucionet e vetme demokratike në të cilat populli i Kosovës duhet t’i zgjidhë, trajtojë e orientojë shqetësimet e veta”.

“Ne, bashkërisht me të gjitha partitë opozitare do të vazhdojmë së shpejti me organizimin e protestave të tjera gjithëpopullore, si të vetmin mjet të mbetur, për të luftuar kapjen e shtetit, uzurpimin dhe zaptimin e shtetit dhe të ardhmes së njerëzve të këtij vendi”. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Ylli e barazon serinë finale ndaj Trepçës

Golden Eagle Ylli e ka barazuar serinë ndaj Trepçës, duke fituar me rezultat shumë të ngushtë në Suharekë. Ylli triumfoi me një pikë diferencë 80:79...

Mike Tyson jep parashikimin për luftën Fury-Usyk dhe bën një pretendim të guximshëm

Jemi vetëm pak orë nga një nga ndeshjet më të rëndësishme të peshave të rënda në historinë e fundit të boksit. Sot (e shtunë)...

Lajmet e Fundit