11.6 C
Prizren
E hënë, 6 Prill, 2026

Autostrada Biennale ndalon në ‘’Parking”, tre kate nën tokë

Festivali Ndërkombëtar i Skulpturës Sculp Fest, vazhdon edicionin e katërt, me eventin bashkëkohor, që organizohet në kuadër të Autostrada Bienniale (Biennalja Ndërkombëtare e Arit Bashkëkohor).

Hapësira e përzgjedhur për mbrëmjen e dytë është “Parkingu” që në mënyrë metaforike paraqet një gjendje aktuale të ndalimit, me qëllim të një nisjeje të re të projekteve të ndryshme bashkëkohore në kuadër të Autostrada Biennale.Partner kuratorial i eventit është M.A.M. Foundation me kurator Klod Dedja.
Nën peshën e strukturës prej betoni, në tre kate nën tokë, përgjatë 5 orëve do të ketë prezantime të ndryshme të artistëve, skulptura, instalacione, video dokumentar, punëtori, performanca dhe muzikë.

Në këtë ngjarje do të ketë artistë të mirënjohur nga skena e artit bashkëkohor të cilët vijnë nga vende të ndryshme: Coony Karlsson Lundgren (Suedi), Obssesive Possessive Aggression-OPA (Maqedoni), Ozan Unal(Turqia), Agron Blakcori(Kosova), Sanja Latinovic (Serbia), Ranko Djankovic (Serbia), Shpend Havolli (Kosova), Boban Anastasi (Shqipëria), Stefano Romano(Italia).

Eventi do të mbahet me datën 02.05.2015 duke filluar nga ora 21:00- 02:00, në Prizren, “Parkingu i veturave” rruga “Adnan Krasniqi” nr. 114 në ndërtesën e Euro Center, kati -3./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Gjendet pa shenja jete një 53-vjeçar në Prizren

Një person është gjetur pa shenja jete në orët e hershme të mëngjesit në Prizren. Zëdhënësi i Policisë për Regjionin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, ka...

Shishko përgëzon Junior 06 pas sukseseve në U14 dhe U16

Drejtoresha e Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport (DKRS) në Prizren, Ajlin Shishko, ka përgëzuar klubin e basketbollit Junior 06 për rezultatet e arritura...

Lajmet e Fundit