7.3 C
Prizren
E enjte, 5 Shkurt, 2026

Inva Mula, në Butrint për Ditën e Evropës

Ambasadorja e BE shoqëruar nga Kreu i TKOB Ilir Kërni shkuan në Sarandë, pak ditë para 9 majit ditës së Evropës, ku në Butrint do të mbajë koncert sopranoja shqiptare me famë botërore Inva Mula. Vlahutin u njoh dhe me potencialet turistike të Sarandës.

Butrinti do të kulmojë festimet me koncertin e Inva Mulës. Aktivitetet Festive për 9 majin, Ditë e Evropës në qytetin antik të Butrintit, kanë cuar në Sarandë ambasadoren e Bashkimit Evropian Romana Vlahutin.

Diplomatja e shoqëruar edhe nga kreu i TKOB Ilir Kërni janë njohur nga kryebashkiaku i Sarandës me përgatitjet për eventin, por mbi të gjitha me potencialet turistike të qytetit jugor bregdetar.

“Qëllimi i vizitës është për festimet e ditës së Europes një koncert festiv që do të organizohet në qytetin antik të Butrintit. Ne kemi vendosur që të organizojmë një koncert festiv me të madhen Inva Mula në Butrint. Mendoj se do të jetë një event shkëlqyer” u shpreh ajo. /KultPlus.com/

Më Shumë

Totaj: Prizreni humbi një figurë të shquar të arsimit

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka shprehur pikëllimin e tij të thellë për ndarjen nga jeta të Prof. Dr. Zahadin Shemsedinit, ish-rektor...

Kur të vish në Prizren

Enver Sulaj Kur të vish në Prizren Mos i harro gurët nën urë e mbi urë Janë psherëtima të harruara Valë lumi nën qiellin me re shumë. Kur të...

Lajmet e Fundit